Gazetarja nxjerr zbuluar “analistin” e Fevziut – Metaj : Eshtë militant i PS-së 

Gazetarja Desada Metaj ka ironizuar Blerim Gjeladinin, nga kompania ‘Terra Data’ që merret me analizën dhe marketingun në Facebook.

Referuar një publikimi të fundit, që u prezantua në emisionin ‘Opinion’ ku kjo kompani nxjerr Sali Berishën si më të favorizuar në mediat sociale, gazetarja thotë që ky analist fejsbuku nuk është i pavarur, por mbeshtetes i kryeministrit Rama.

“Së fundmi kemi edhe analistë lajkesh në fejsbuk. Më i fundit ka harruar të fshijë nga profili dhe qëndrimet e tij. Gjynah, Proparama i paska çuar lekët dëm. Pak më kujdes çuna para se të shfaqeni si analistë ‘të pavarur’…nga Rilindja”, shkruan gazetarja, teksa reagimin e saj e shoqëron me prova nga logari e tij ne rrjetet sociale .