Gazeta Panorama fyen e provokon rende shqiptaret…,

Nga Adriatik R. Dosti

Permes nje postimi te saj ”personal” ne faqen e vet te fb .. ..kengetarja Rezarta Shkurta..gruaja, e fejuara, e dashura apo edhe bashkejetuesja e nipit te Diktatorit Hoxha …Ermalit.. duke dashur te treegoje se si e fesoi nderrimin e viteve Familja e Enver Hoxhes … dashur pa dashur ka futur ne loje e ne kthetrat e provokimit te saj banal e neverites edhe gazeten e ”pavarur ”Panorama e cila i kushtoi vemendje te vecante postimit te Rezartes ,,shoqeruar me foton e Gjyshit te vajzes se saj Ilir Hoxhes ..djalit te Enverit…

I ulur ne nje kolltuk te rehatshem…prane nje oxhaku jo dosido..Gjyshi Lilua …sic e quan Rezarta dhe sic e publikon edhe Panorama…ne pritje te shtrimit te nje tavoline te bollshme me ushqime e pije pa fund…qe sic thote po Rezarta vetem Nena Teuta – e shoqja e Ilir Hoxhes]…di ta shtroje tamam ashtu sic duhet…eshte fotografuar duke i lexuar perralla mbeses se tij…

E nderkohe Ermali… i dale nga burgu pak kohe me pare pas skandalit te Laboratorit te Droges ne Xibrake…eshte duke pire nje gote vere se bashku me disa shoke, miq e te aferm te tij…

Nderkohe qe vete Rezarta..po filmon e po fotografon gjithcka ne familjen e Diktatorit sepse sic thote po vete ajo…keto filmime i duhen historise [?????]…

Ok..qe Rezarta e i shoqi i saj kushdo qofte kane te drejte ta festojne Vitin e Ri ketu nuk ka asnje te keqe edhe pse Ermali ende duhej te ishte ne burg te pakten sipas vendimit te dhene nga drejtesia shqiptare…

Edhe qe nje gjysh i tregon perralla mbeses se tij ne pritje te shtrimit te nje tavoline feste nga gruaja e tij…..serisht ok…

Por ne rastin konkret kur ky lloj Gjyshi e kjo lloj Nene…qe jane Djali i Enver Hoxhes dhe Mbesa e Ramiz Alise .. ne vend qe ta kalojne gjithcka ne normalitetin e nje heshtjeje llogjike per njemije e nje aresye ,,ku minimumi publiciteti i tyre kesisoj fyejne e provokojne mjaft rende shqiptaret… ata as qe kane ndermend te ndalen ne cinizmin e tyre te urryer e neverites ..e per kete jo per here te pare e aspak rastesisht ja tek ju vjen ne ndihme sa here te duan ata ..gazeta ”e pavarur” Panorama …

Mire qe nuk jeni neper burgje …ne internime e jashte Tirane.. apo edhe te izoluar e te privuar.. diku….megjithe ato lloj krimesh te perbindeshme qe familja juaj i ka bere per dekada me radhe ketij kombi e ketij populli …mire qe nuk dini as te kerkoni falje e as te heshtni…por keni edhe guximin e kurajon e cmendur tek kerkoni te na imponoheni po dhunshem e serisht…

Ju qofshi…e ti qofsh o popull se si ke ende durimin e Derrit dhe e duron serisht.. te njejtin lloj gjaku te shprishur te te ”rrjedhe”… akoma nder venat e tua te bera shoshe nga vuajtjet pa fund…ti qofsh qe pranon kaq poshterueshem nje karshillik te tille te peshtire e neverites….

Po mire more kodosh botuesi e vecmas ti kryeradaktori i kesaj gazete qe ke kaq kohe qe nuk po le pa botuar rrefime, letra, jeteshkrime e kujtime te sa e sa ish anetareve te byrose politike te diktatures…ti more palaco i profesionit…qe nuk po le rast pa publikuar ne faqe te pare te gazetes tende historirat pa fund me Envere…Mehmete, Hysni e Kadri…kujt i sherben me kete lloj politike botimi… dhe kush te paguan kaq neveritshem per ti fyer, ofenduar, perdhosur e provokuar kaq rende Shqiperine e shqiptaret edhe sot 28 vite pas rrezimit te Bustit te kryexhelatit shqiptar e 28 vite pas renies se komuinizmit ne ate vend….?

Po kujt i duhet aq me shume sot…se si e feston vitin e ri familja e diktatorit…aq me shume kur dhunshem ju a paraqet shqiptareve me oxhak…me kolltuk te rehatshem…me mbesen ne preher,,,me liber perrallash…me gota vere ,,me tavoline qe po shtrohert me bollek etj etj…

A e di ti more palaco…se mijera shqiptare e kaluan naten e nderrimit te viteve me barkun bosh…pa ngrene…pa uje e drita, pa ngrohje ..pa nje pjate supe te ngrohte qofte edhe per tu thene te vegjelve te tyre se sot eshte nate feste…pa llogaritur ketu ndonje dhurate modeste qe ata duhet minimumi ti gezoheshin ne naten e nderrimit te viteve si cdo femije tjeter i kesaj bote…

Publiciteti qe ju si gazete po i beni prej kohesh Diktatures e diktatorit …ne mos njerezisht e moralisht…te pakten profesionalisht eshte sa i denueshem po aq edhe teper rrevoltues , fyes e perbuzes per ate vend e ate popull …qe u la ne gjak per gjysem shekulli me radhe .. pikerisht nga keta qe sot zene faqet e para te gazetes suaj pacavure…

Nderkohe qe bijte ,niperit e mbesat e xhelateve te djeshem.. te shqiptareve ende edhe sot festojne ne lluks…..

Pse nuk botove e postove foto, ndodhi e reportazhe te kesaj menxyre shqiptare te shekullit te 21 e ne mes te europes ti more sharlatan botues e kryeredaktor.. kur shqiptaret llogariten si popullsia me e varfer e kontinentit….por nxitove te na tregoje se si feston ne bollek e ne parajse ..familja e djalit te Diktatorit…

Apo duket se porosiine e ka te qarte…teksa kerkon tu thuash hapur shqiptareve se lodheni , enderroni e shpresoni kot se …keta [ lexo NE] …qe ishin dje ne krye po keta jane edhe sot…dhe sikur perpjete te hidheni ju…asgje nuk ka ndryshuar e as qe ka ndermend te ndryshoje.,..kurre…

Ndaj o shqiptaret e mij te mire…e dini ju qe sado e kam une inat fort ate Palloshin e gjate qe cuditerisht e keni ende ne krye tuaj si kryehorr-kryeminister… rrini shtrember e flisni drejt…AI ka plotesisht te drejte [ edhe pse per qellimet e aresyet e veta personale]…kur i quan keto lloj mediash tonat shqipfolese…llum, plehera, kazan, mocale, kusi e tepsi…jo vetem qe te tilla jane por ndofta edhe me keq akoma…

Ndaj e kam thene kush sa here e po ju a riperseris ndofta per te fundit here…te keqen tuaj me te madhe e keni se pari me MEDIAN tuaj..me kete lloj palaco, antinjerezore e antishqiptare media qe jo vetem ka vite qe po e mban fuqishem ne kembe kete klase te ndyre politike te djeshme e te sotme antikombetare….por po ju dhunon , po ju provokon, fyen, ofendon , poshteron, perdhos, e degjeneron si komb e si popull cdo dite e cdo nate…sa here kete gje ju a kerkojne padronet e eproret e tyre qe juve po ju pijne gjakun prej vitesh…

Ndaj dhe betejen e pare duhet ta kini e ta fitoni mbi Fevzite, e Merot…mbi Mut Nanot e Lorencet…mbi Bushatet e Rakipet… mbi Hilat…Enin, Ilvat e Rudinat…mbi Panoramen , Diten e Temen…mbi Report Tv ..News 24…Top Ch ..Klanin e Tvsh e Gellcit me shoke…..

Dhe kur te kini fituar denjesisht ndaj tyre ..kini per te pare se si do ikin turra-vrap per te shpetuar koken e bythen e tyre keta lloj te” fortesh” qe sot i kini ne krye e ne pushtet kudo si Presidente, kryeministra, ministra , deputete, kryetare kuvendi e partish politike…shefa policie e dogane..avokate , prokurore e gjykates e lloj -lloj llumi qe ju ka zene frymen prej kohesh…..

E atehere edhe Panorama do shkruaje krejt ndryshe e puro shqip e ne faqet e saj nuk do te kete me vend per perrallat e mbeses me Gjyshi Lilon …e as per fotot e videot historike te Rezartes se Ermalit …ok….

A.R.DOSTI