Gaz Bardhi nxjerr videon e Flamur Nokës më 29 tetor: Firmat do të dorëzohen në parti, kryetari mbledh Kuvendin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Edi Palokës, i cili sot priti në zyrë gazetarët për të parë firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Bardhi publikoi edhe deklaratën e deputetit Flamur Noka për rregullat që duhen ndjekur për mbledhjen e Kuvendit. Noka më datën 29 nëntor ka deklaruar se “firmat do të depozitohen në protokoll dhe më pas i takon kryetarit dhe Kryesisë të mbledhin Kuvendin”

“Partia nuk është as kasafortë, as bunker. Ju lutem, depozitoni kërkesën në protokollin e PD, jepuni mundësinë institucioneve dhe të mbledhim Kuvendin” – tha Gazment Bardhit, duke iu referuar qëndrimit Statutor të para pak ditëve të deputetit Flamur Noka.

“Nuk ka palë në PD, cilido që trajton palë në PD ka një qëllim. PD është një e demokratëve është pronë e demokratëve cilido për interes personal apo hall personal synon të përçajë PD nuk i bën shërbim demokratëve i bën fresk regjimit të Edi Ramës. Cilido demokrat kanë interes të përbashkët rrëzimi i qeverisë Rama. Hallet personale ti mbajë në shtëpinë e tij jo në shtëpinë e demokratëve kjo nuk është shtëpia e askujt.

Fillimisht duhet të ketë një kërkesë për thirrjen e kuvendit, të ndjekim procedurën që ka deklaruar 29 tetor Noka. Atëherë kishte kurse sot ka vetëm kasafortë, mund të blejë kasafortë për cështjet e tij personale, partia është institucion , PD është krenaria e partisë, jemi strukturë që veprojmë në përputhje me rregulla demokratike. Ata nuk mund të bëjnë si celulë, por jo në emër të demokratëve jo në emër të PD”, tha Bardhi.