Gabriel Escobar : Shqipëria është më shumë se Sali Berisha,nëse PD zgjedh dikë “non grata”për udhëheqës të saj do të ketë pasoja 

Nga intervista me Sokol Balla në News 23

Berisha kërkon të rimarrë PD/ Escobar i prerë: Nuk zgjedhim udhëheqësit tuaj,

“Do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur, për të qenë udhëheqësi i saj.” Deklarata vjen nga zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar një ditë para Kuvendit të njoftuar nga ish kryeministri Berisha.

Në intervistën për gazetarin Sokol Balla, Escobar solli në vëmendje rastin e Milorad Dodik.

“Dhe e di që njerëzit duan ta krahasojnë me rastin e Milorad Dodik; me që ra fjala, ne takohemi me të vetëm sepse është në presidencën treshe, takohemi me presidencën, jo me të. Nuk takohemi me të në Sarajevën lindore, nuk takohemi me të në Banja Luka dhe nuk takohemi me të në Pale, dhe sigurisht që nuk e ftojmë në Uashington dhe nuk ftohet në Bruksel apo ndonjë kryeqytet europian tjetër. Pra, mendojeni atë si shembull.”- u shpreh Escobar.

Pjesë nga intervista:
Sokol Balla: Z. Escobar, Berisha pretendon se do të marrë, në kuptimin e parë të fjalës, Partinë Demokratike, nesër në mitingun që ka orgnaizuar në Tiranë. Javën e kaluar, Z. Basha, kreu i Partisë Demokratike më tha në një intervistë se është i gatshëm të përballet me Berishën dhe njerëzit e tij në çdo, citoj këtu, skenar të mundshëm. Por shumë vrasin mendjen nëse Basha mund t’ia dalë ta ndalojë Berishën dhe disa thonë tani se autoritetet nuk e bëjnë punën, sistemi i drejtësisë nuk e bën punën, dhe tani punën duhet ta mbarojnë SHBA-të. Si i përgjigjeni kësaj?

ZV/NS Escobar: Shiko, marrëdhënia jonë është një marrëdhënie e pjekur mes aleatëve në NATO. Nuk është në dorën tonë të zgjedhim udhëheqësit tuja, por do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit.

Sokol Balla: Ambasadorja juaj këtu e ka bërë të qartë pozicionin e Departamentit të Shtetit se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike nëse gjërat shkojnë nga ana e Berishës. A keni një mesazh tjetër për ta plotësuar?

ZV/NS Escobar: Nuk takohemi me të. Është i shpallur. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj.

Sokol Balla: Si? Keni zgjedhur më parë, dua të them Departamenti i Shtetit ka zgjedhur më parë edhe organizata politike që kanë qenë në listë, në listë të zezë…

ZV/NS Escobar: …shumë rrallë …

Sokol Balla: …shumë rrallë, do të ishte ky rasti?

ZV/NS Escobar: Nuk e kuptoj pse do të ishte ky rasti. Dhe e di që njerëzit duan ta krahasojnë me rastin e Milorad Dodik; me që ra fjala, ne takohemi me të vetëm sepse është në presidencën treshe, takohemi me presidencën, jo me të. Nuk takohemi me të në Sarajevën lindore, nuk takohemi me të në Banja Luka dhe nuk takohemi me të në Pale, dhe sigurisht që nuk e ftojmë në Uashington dhe nuk ftohet në Bruksel apo ndonjë kryeqytet europian tjetër. Pra, mendojeni atë si shembull.

“Mesazhi që po jap është: i shohim partnerët tanë mes njerëzve që janë të përqendruar tek integrimi europian, partneriteti në NATO, dhe kundër korrupsionit. Me këta jemi në partneritet. Dhe meqë ra fjala, nuk janë të gjithë në sferën politike, ndaj, nëse nuk i gjejmë në sferën politike, do t’i gjejmë tek shoqëria civile, në grupet e të rinjve, në sektorin privat, kemi shumë partnerë këtu dhe do t’i bëjmë gjërat të ndodhin.”, me këtë mesazh zyrtari i lartë amerikan mbyll intervistën e tij, për gazetin Sokol Balla në News24.

Sokol Balla: Lidhur me situatën në PD, përsëri, po thoni që në skenarin që kthehet Sali Berisha, keni një përgjigje për këtë?

ZV/NS Escobar: Ne kemi një politikë për këtë. Por shiko, vërtet dua të flas më shumë për marrëdhënien dypalëshe se sa thjesht për Sali Berishën sepse Shqipëria është më shumë se thjesht Sali Berisha. Ky është një vend vërtet dinamik me shumë mundësi që po tregon udhëheqësi në çdo anë, në NATO, në marrëdhënien dypalëshe dhe tani me Këshillin e Sigurimit, dua të flas për këto, aty po shkon marrëdhënia jonë, aty do të jetë marrëdhënia jonë. Dhe aty duam partnerët tanë të qëndrueshëm të jenë, të gjejnë kush janë udhëheqësit që do ta çojnë Shqipërinë në atë drejtim. Ndaj, vërtet nuk dua të flas për të shkuarën sepse e shkuara është në të shkuarën tashmë, të flasim për të ardhmen dhe le të flasim për mundësitë e jashtëzakonshme që kemi këtu me Shqipërinë. Dhe më lejoni të them diçka tjetër: një nga arsyet pse kjo administratë ka shpenzuar shumë kohë dhe fokus në këtë pjesë të botës është sepse Ballkani Perëndimor janë një mundësi vërtet e jashtëzakonshme për rritje ekonomike, për rritje të partneritetit. Nëse shihni këtë pjesë të botës, është pjesa që rritet më shpejt në Europë. Ka njerëz që janë vërtet të përqendruar tek krijimi i një të ardhmeje më të mirë për njerëzit dhe kjo është ajo për të cilën dua të flas.

Sokol Balla: Dhe jam absolutisht dakord me ju sepse vullneti i njerëzve është pikërisht ai…

ZV/NS Escobar: …po…

Sokol Balla: …por kjo ndonjëherë shkon kundër vullnetit të udhëheqësve politikë. Prandaj këmbëngul tek ky rast, jo rasti i Berishës, për të cilën bie dakord me ju se ai është e kaluara, por mesazhi që jepni me anë të tij, që edhe të tjerë udhëheqës duhet të dëgjojnë dhe të tremben?

ZV/NS Escobar: Mesazhi që po jap është: i shohim partnerët tanë mes njerëzve që janë të përqendruar tek integrimi europian, partneriteti në NATO, dhe kundër korrupsionit. Me këta jemi në partneritet. Dhe meqë ra fjala, nuk janë të gjithë në sferën politike, ndaj, nëse nuk i gjejmë në sferën politike, do t’i gjejmë tek shoqëria civile, në grupet e të rinjve, në sektorin privat, kemi shumë partnerë këtu dhe do t’i bëjmë gjërat të ndodhin.

Sokol Balla: Ok. Z. Escobar, shumë faleminderit. Ishte kënaqësi.

ZV/NS Escobar: Faleminderit juve.