Gabriel Escobar në Ministrinë e Jashtme, Olta Xhaçka zbardh takimin

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka takuar ditën e sotme Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Menjëherë pas takimit në Ministrinë e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në Facebook, ku ka dhënë detaje për këtë takim.

Xhaçka thotë se i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se Shqipëria është e përkushtuar për stabilitet në rajon.

“Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët për agjendën e rajonit”, shkruan Xhaçka.