FUNDI I THEMELUESVE TE SHTETIT SHQIPTAR…

Nga Shefqet Deliallisi

Pas ardhjes ne pushtet te komunisteve ne Nentor 1944…
Lef nosi u pushkatua, Shefqet Daiu, Sami Vrioni, Qazim Kokoshi vdiqën në burg, Bedri Pejani ju dorëzua serbëve, të cilët e pushkatuan.
Të tjerë, Mit’ hat Frashëri, Dervish Biçaku, Dhimitër Berati, Eqerem Vlora, Mustafa Kruja, Rexhep Mitrovica, që për t’i shpëtuar persekutimit komunist emigruan, u shpallën kriminelë lufte.
Por dhe ata që kishin vdekur vite më parë, u fshinë nga historia. Të afërmit e tyre ju nënshtruan një persekutimi të paparë. Nuk u kursyen as djemte e Ismail Qemalit, njeri u burgos dhe u detyrua te nderronte mbiemrin, tjetri u detyrua te largohet nga Shqiperia, as djali i Aqif Pashës Elbasanit, që u burgos e më pas u poshtërua duke u detyruar nga komunistët të pastronte WC publike të Elbasanit, as djali i Isa Boletinit, që u vra me atentat nga komunistët. Kështu me rradhë pothuaj të gjithë, Ymer Deliallisit komunistët i vranë dy djemtë, tre vllezërit dhe tre djemtë e tyre.…
Shkaku del qarte ne dokumentat publikuar së fundi. Ja cfare urdheronte Enver Hoxha në 17 nëntor 1944 : ”……kapni, arrestoni, dhe egzekutoni njerëz me ndikim që të bëhen shembull për të tjerët. Këto bëjnë përshtypje në popull.”
Ndërsa më vonë një nga krerët komunistë, Gogo Nushi, rrëfehet për krimet : ”Të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarë të politikës sonë, jo kriminelë dhe jo kuislingë, ne i konsideronim armiq dhe përpiqeshim t’i zhduknim nga faqja e dheut….asnjë s’meritonte të vritej.”