“Fryma e Helsinkit”, poezia për OSBE- në ,“krimi” për të cilin i ati Ramës vari Avzi Nelën

 

Nga Nebil Çika

Targjikomedia shqipatre – I ati varte njerëz për OSBE-në ,i biri e drejton

Nuk është hera e pare qe ku shoh e dëgjoj Edi Ramën me kujtohet poeti martir antikomunist Havzi Nela i varur në litar në Kukës në vitin 1998 edhe me firmën e babait te kryeministrit aktual . Por këto dy dite Hvzi Nela nuk me është ndarë nga mendja kur shikoja edi Ramen te kapardisur ne krye te OSBE-se. Tragjikomedi me te madhe se kjo nuk mund te gjendet e te bëhet . Te dhjefsh Shekspirin !
Avzi Nelës do ti kenë lëvizura eshtrat në varr nga fakti qe i biri i Krisatq Ramës ia atij që e vari ,midis të tjerash, edhe për një poezi qe ai shkroi ne vitin 1973 ne mbështetje te afatësimit te Shqipërisë e OSBE atëherë KSBE ,si shprese e lirisë edhe për Shqipërinë shqiptaret ne diktaturën komuniste drejton sot ketë organizatë , Kejo poezi ishte një nga “provat e krimit” për te cilën poeti u ekzekutua me varje si armik i diktaturës në litar . Sot i biri i atij qe e vari , jo vetëm i pa distancuar por edhe krenar për te atin e vet vrasës te petit drejton pikërisht atë organizoftë qe te paret e tij gjenetike politike e juridik e denoncuan si reaksionare dhe mekanizëm i amoralizmit amerikan armikut me te madh te popujve dhe nuk pranuan te anëtarësohen madje ndëshkuan rëndë çdo shqiptar qe e mbështeti ne një mënyre apo tjetër atë . Shqiptaret antikomunistë e kane paguar shtrenjte përpjekjen për anëtarësimin ne OSBE. “Revolta e Spaçit” ne 1973 ku u pushkatuan katër martire antikomuniste pati si shkak dhe motivim pikërisht refuzimin e qeverise komuniste për tu anëtarësuar ne KSBE , OSBE e sotme . Por rasati me flagrant është ai i Havzi Nelës i varur për ketë poezi për OSBE-ne e drejtuar sot nga i biri i nje prej xhelatëve te tij !

Fryma e Helsinkit

Kështjella feudale tundet e lëkundet

Si një varkë e thyeme mbi valët përkulet

Tirani mizor me detin sot po mundet

Thellë, gjithnjë më thellë n’mes te po futet

Fryma e Helsinkit u derdh porsi

Na përkëdheli zemrat, çeli porsi era;

Ketu në votrat tona futi gaz e shpresë

Na zgjoi afsh e vrull ndoshta nuk do vdesë !

Havzi Nela
Burrel 1977