FRPD hap aplikimet për të rinjtë që duan të angazhohen në strukturat drejtuese

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur aplikimet për të rinjtë që duan të bëhen pjesë e kësaj strukture të PD-së. Në një deklaratë FRPD, njofton se fushata e anëtarësimeve të reja bëhet me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e antarësisë dhe strukturës së forumit. Më herët janë shpallur zgjedhjet në FRPD, ku do të zgjidhet kryetari i ri.

Deklarata e plotë:

FRPD hap aplikimet për të rinjtë që duan të angazhohen në strukturat drejtuese

🔵 Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur Fushatën e Anëtarësimeve të reja, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e antarësisë dhe strukturës së FRPD.

1️⃣ Të gjithë të rinjtë mund të aplikojnë nëpërmjet formularit të linkut të mëposhtëm: 👇

https://bit.ly/3KhSdci

2️⃣ Çdo kandidat që shpreh ambicien për t’u zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivel lokal apo qëndror duhet të plotësojë formularin e tij personal, të cilin duhet ta adresojë në [email protected]

*️⃣ Afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave pranë Grupit Qendror të Punës është deri më datë 31 janar 2022.

Për çdo informacion shtesë ➡️ www.pd.al