FRIKACAKET NE PUSHTET

Nga Prof. Ylli Pango

FRIKACAKET NE PUSHTET
(“Perse e VRANE AVZI NELEN ne Gusht 1988? Perse nje vit para shthurjes se komunizmit dhe perse kur nje poet nga fshati nuk mund te perbente nje kercenim aq serioz per regjimin?” Keto pyetje e disa te tjera te tilla, shtron me te drejte ne statusin e tij miku im Klodi Stralla).
… Klod po perpiqem te jap nje alternative spjegimi. Sipas nje aspekti qe shpesh shperfillet a pak merret parasysh. Vë re qe shpesh analistet tane politike por edhe te tjere, per te spjeguar ngjarje te renda, raste pikante, etj, bazohen kryesisht ne rrethana politike, historike, ne ideologii, ne politika partiake( sot e mot) a ndonjehere edhe ne personalitetin e viktimes, fatin tragjik, a martirizimin e tij. Te gjitha keto kane kuptim dhe perfshihen ne spjegimet PSE. Per cilendo viktime te diktatures. Veçse me to analiza nuk eshte e plote. Nganjehere madje çalon shume. Keshtu ne rastin konkret thelbi i pyetjes eshte, se pse u vra Havzi Nela dhe ne menyre kaq makabre pikerisht pak perpara fundit te diktatures. Kur ajo po binte. Pra thelbi i pyetjes eshte KOHA. Koha kur u be krimi makaber. Atehere kur pritej ndryshimi( dhe atehere vertet pritej nga ne). Madje atehere kur nisem te thureshin legjenda siç u thuren edhe pas dhjetorit 90 per “ dhuraten” demokraci qe na e beri tamam Ramizi. Madje edhe sot ka rryma a rrymeza a individe kinse objektive, qe mbeshtesin idene e yshtur, se ishte ai qe na shpetoi dhe na e dhuroi demokracine pa gjak. Mendoj Klod, se ketu ze fill dhe pergjigja per pyetjen tende: Ne rralle analizojme se paku ne nje aspekt disi me te thelle a pak më detajuar psikologjik, personalitetin e vrasesit( ne rastin konkret te Ramiz Alise). Mbetemi te analiza e ideologjise qe ai perfaqeson, te rrethanat politike, te reminishenca e vrasjeve kryer nga ati i tij shpirteror. Keto po. Po une ne rastin konkret per me se pakti vleresoj se eshte disi me kompleks shkaku i kesaj vrasje “ tw vonuar” a disi jashte kohe. Brenda shkaqeve qe permenden rendom, profili psikologjik i vrasesit, luan nje rol jo te vogel. Ramizi si vrases nuk pati kohe e as fuqi mizore te behej vrases serial e imitator i vogel i Stalinit, si Enveri. As vrases vizionar si Stalini qe programonte pogrome ne mase e zhdukje grupesh armiqesore. Nuk kishte as fuqi personaliteti e as rrethana te favorshme per keto.Madje ne kuptimin e epokes se re qe pritej te vinte, mendohej se pasuesi i diktatorit gjithsesi ishte “ me i bute” e nuk krahasohej me te si egersi.Pra prej tij nuk priteshin vrasje. Aq me pak makabre e per hiç gje si ne rastin e nje poeti modest. Madje dhe ne aparence nuk jepte shenje. Ishte dhe ca “si vajze”, Ramizi. Nuk dinte te vrenjte vetullat si ai qe e rriti e e rrahu qe kelysh dhe dinte dhe te qeshte me çiltersi si ne ate dokumentarin me diktatorin ku perpiqte doçkat si ai.
Dhe ne serish gabojme kur analizojme personalitetin e Vrasesit nga aparenca. Duke mos pare pas saj, ato çka veç aspektit politik e karakterizojne ate edhe si njeri( ne rastin tone antinjeri). Dhe çfare ishte ne te vertete Ramizi si profil psikologjik, sigurisht ne kuadrin e nje kompleksi ideologjik qe e percaktonte ate si dhe grupin e “ qenve te tjere te vegjel te rrahur” te Enver-qenit. Çfare ishte ai jo thjesht si pasues i diktatorit por si perthyerje a reflektim i tij. Si reflektoi a si u perthye personaliteti tij i dobet kur i ra barra te vijonte vepren makabre te antinjeriut qe vrau e preu pa medyshje.
. ..Ramizi perfaqeson rastin e qenit te rrahur, frikacakut qe dridhet te veproje, njeriut qe edhe do te imitoje Atin shokvrases por edhe nuk ka prapanice ta beje si ai. Por qe nga ana tjeter diç makabre, kriminale duhet te beje dhe ai se “armiku” vepron e se ata qe ka perreth e vasalet jane mesuar te shohin demonstrim dhune e krimi. Dileme e forte. ( Nga ana tjeter kishte shenja se sistemit po i dridhen kembet).
Ramizi ishte nder me tw vegjlit e qenve te rrahur te Enverit. Ne nje aspekt ky ishte dhe fati i tij qe e shpetoi dhe e beri te behej pasardhes, kur te rrahurve te tjere paranoja e diktatorit u a shkuli dhembet e ronitur nga mosha por edhe koken, ndonese madje as mendonin tw fershellenin e jo me te kafshonin diktatorin me to. Ramizi ishte nje realitet a pjelle e dobet enveriste qe gjithsesi, edhe aq e dobet sa ç’qe, ishte krejt ndryshe nga Pandehma e madhe ( jeteshkurter) e disave per nje burre te bute udheheqes. Ai e dinte se duhej te vriste per te mbajtur ate pushtet mbi shqiptaret e Shqiperine, qe siç e deklaroi “ as hapet as mbyllet” edhe kur tere bota u hap. Por edhe kishte frikw te vriste. Ne kete dileme Makbethiane, edhe pse frikacak ai prape beri. I perleu edhe ai duart me gjak. Gjithsesi sa e lejuan koha e rrethanat. Por gjithmone ne medyshjen “ t’i bej tw mos i bej?”;“Si t’i bej, si te mos i bej?”Frikacaku ne pushtet nganjehere, sidomos me jovigjilentet, behet me i rrezikshem se tirani serial killer qe nuk i dridhet dora. Ketij te fundit se paku mundohesh t’i ruhesh se e di qe eshte vrases sistematik e sistemik. Kurse me frikacakun ne pushtet qe lekundet, e godet edhe verbazi, shkon per dhjame qeni.Te vjen nga e kur s’e pandeh.Kjo ndodh kur ky lider friks, mbyll per nje çast syte e behet vrases-“trim” dhe ai. (“Sepse edhe duhet”). E per me se shumti kur nuk di si e kur duhet goditur( Kujtoni se sa ne menyre te studiuar, sistematike e metodike kane goditur e vrare tiranet e medhenj dhe tirani yne i vogel). Keshtu mendoj se shkoi Havziu i gjore. Nga keto lloj goditjesh qorrthi por njeheraz morti. Po keshtu si ai, nga po ajo dore e dridhur frikacake, shkuan dhjetra te rinj ne prag te demokracise.Ata qe kur arratisja nuk u quajt veper penale, tentuan te ikin e u vrane ne kufi. Vrasje e tyre kryer po nga burracake te komanduar nga krye burracaku qe hiqej dhe si i paditur. Duhet te mjaftonin keto shembuj per te kuptuar se si vepron ne pushtet nje dhelper dinake por frikacake, qe ka jetuar duke patur dekada mbi koke terrorin por dhe modelin e ujkut te pangopur me gjak. Sikur te mos mjaftonin keto shembuj po u jap edhe nje te fundit. Qershine mbi torte. Nje fakt te viteve te fundit te diktatures qe dihet nga pakkush. Ma ka treguar nje i aferm, ish i burgosur politik. Siç dihet ne burgjet e vampirit kaluan dekada te tera, deri ne vite te vona te pleqerise edhe mjaft ish shoke rinie lufte e partie te Ramizit “te mire”. Kur hypi ai ne maje, tek ta u ngjall shpresa per te kaluar ca vite te fundit ne shtepi. ( Gjithsesi shok rinie, ..diktatori vdiq…). Ndofta per r’i bere qejfin Ramizit, ministri i puneve te Satanajt, Hekri “i hekurt” propozoi qe te burgosurve, se paku atyre politike, e te moshuar, te mos u qethej me koka. Kinse per t’i poshteruar me pak. Ramizi as mosqethjen nuk e lejoi. ( Sa do kete “ vuajtur” ate nate dileme). Keshtu pra si me pare, disa muaj para se te binte murtaja nga froni e ata te dilnin, pleqte e burgosur, bashkemoshatare te Ramiz buzagazit, i ulen ne ca stola e i qethen serish si dele.
Ramizi nuk arriti e as kishte b. te behej as Enver vrastar e as Gorbaçov moderator. Karakteri i tij i dobet as mish as peshk, nuk mund te prodhonte burre shteti. Mbeti nje hibrid i demshem qe gjithsesi mori dhe ai ca njerez ne qafe. Nder ta ishte dhe Havziu, ky poet i ri me shpirt te paster qe u vra barbarisht. Viktime e nje frikacaku dilematik ne pushtet. Nuk ka me te rrezikshme por edhe me te ulet se “trimeria” e frikacakut ne pushtet.
P.S Nuk e di a je dakord me mua i dashur Klod.

Shenim: Botohet me lejen e autorit