Foltorja në Devoll, Berisha : Yuri Kim,sekretare ideologjike e Partisë Socialiste.

Nga “lumi” i akuzave për Bashën deri tek “marrëveshja” Soros-Kim, ja ç֛farë diskutoi Sali Berisha në foltoren me demokratët e Devollit

Sali Berisha ka shpërthyer me akuza të forta ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim për të cilën ish-kryeministri thotë se ajo përfaqëson Georde Soros.

Gjatë foltores në Devoll, Berisha tha se Yuri Kim sillet si sekretare ideologjike e Partisë Socialiste.

“Soros është amerikan dhe njeri i fuqishëm por në mënyrë absolute është një armik i demokracisë shqiptare. Cfarë bëri ky? Ky është sponsorizuese, hartuese. Edi Rama nuk e bënte dot kurrë këtë masakër që bëri në sistemin e drejtësisë po mos ishte pas Soror me të gjithë fuqinë financiare dhe politike të tij. Cfarë përfaqëson zonja me disa qëndrime të saj? Kujtoni ju se përfaqëson SHBA, jo ajo përfaqëson George Soros. Po përse përfaqëson Soros? Ja u them unë, sepse paraardhësi i saj për qëndrimet e tij këtu u përjashtua nga shërbimi. Me dokumenta zyrtare George Soros futi 10 milionë dollarë lobim dhe e coi ambasador në Kirikistan. Cpunë ka kjo me 29 nëntorin na thoni ju ne? Për herë të parë na del dhe na uron 29 nëntorin për Edi Ramën, sillet sikur me qen sekretare ideologjike të Partisë Socialiste. Një her tjetër bën zëdhënësen e Lulzim Bashës, kjo nuk është kurrë politikë e SHBA, kjo është politika e Sorosit”, tha Berisha.

 

Por çfarë tha ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë foltores në Devoll:

Sali Berisha ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për mospërfshirjen në listën e kandidatëve për deputet në vitin 2017 të ish-Ministrit të Financave, Ridvan Bode. Sali Berisha e quajti Ridvan Boden një ‘gardian të paccmueshëm’ të parave publike, i cili nuk vinte asnjë interes tjetër kur gjendje përballë mbrojtjes së tyre.

Ka pasur dhe një përballje me Bashën për këtë ccështje. Berisha thotë se e ka pyetur Bashën si mundet të lërë jashtë listave një nga nkohësit më të shkëlqyeshëm të financave.

“Hoqi Ridvan Boden, që është nga një fshat i këtij rrethi. Te ai nuk egziston respekti për kontributin e tij. E hoqi nga lista dhe i them si e bëre ti këtë? Unë i them ai është një nga njohësit më të shkëlqyer të financave në këtë vend. Ai ishte një gardian jashtëzakonisht i çmuar i parave publike. Nuk vinte interes tjetër më të madh se ruajtjen e tyre. Sikur dhe në opozitë të jemi, na duhej ky ne në parlament. Sikur nuk egzistonte. Me radhë kështu veproi me tjerët. Kërkoi të krijonte bashizmin, por ta quajmë më mire boshizmin. E konceptoi si një shkëputje nga PD. Po ti nga PD s’ke si shkëputesh. Ti mund të aplikosh parime të reja por jo të shkëputesh, sepse ne jemi parti tradicionale. Ne nuk mund të largojmë ata që kanë kontrinuar. 8 vite bashizëm janë 8 vite boshizëm, humbje dhe disfatë. Asnjëe minutë nuk mund të qëndrojë më në postin që ka“, tha Berisha.

“Pas Kuvendit të 11 dhjetorit në presin protesta masive”, Sali Berisha i “detyruar” nga numri i madh i firmave ndryshon planin: Mblidhemi në “Air Albania” por jemi të kushtëzuar nga moti

“Demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Më 11 dhjetor në Kuvend do të përcaktojmë ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona gjer në fitoren e plotë. Më 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut me të cilin kemi një qëllim themelor të rikthejmë pushtetin tuaj dhe votën e lirë.

Partia Socialiste nga viti 2009 nuk ka zgjedhje të brendshme, ndërsa [residenti i SHBA po kandidoi për së dyti shkon edhe një herë në zgjedhje në partinë e tij, pranon edhe rivalë në partinë e tij , pavarësisht se ka qeverisur 4 vite. Kurse kreu i meduzës në Shqipëri nuk pranon asnjë lloj votimi,m asnjë lloj rivali apo komenti. Ministrat e marrin veshys nga emdiat kur emërohen ministra.

Për mua dhe për ju ku do të mblidhemi 7 mijë e 600 vetë. I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi serioz me numrin e të gjitha është stadiumi “Air Albania” por motin nuk e dimë (ka ovacione në sallë). Partia kryesore në Gjermania e ka Kuvendin me 930 delegatë, kurse “peng” Basha na e bëri kuvendin 7600 delegatë që mos dijë kush që ku fillon dhe ku mbaron, mos meret vesh kushg voton kush nuk voton , kurse disa në sallë disa në lulishte por mbi të gjitha ai vendosi në PD një kryesi të emëruar prej tij ata në shkelje flagrante të parimeve të saj 60% është emëruar nga kryetari, de fakto është e paligjshme në parim por edhe në forum“, tha Berisha

 

“Mos u kthefshin më kurrë si Lulzim Basha”, Berisha bën paralajmërimin e fortë: Ju garantoj se peng-kryetari do përballet me drejtësinë amerikane

“Do vendosim nenin Basha, që ndalon kandidimin për kryetarin që humbet zgjedhjet, që të mos na kthehen më si ai. Mos u kthefshin më kurrë si ai. S’jap dorëheqjen thotë se merrem për frikacak. Por ka shumë muaj që nuk takon asnjë demokrat dhe është mbyllur në muret e tij. I tmerruar nuk thotë më që nuk janë firmat, sepse po vërtettohen përditë, por kërkon të thërrase anti-kuvendin e shoqatës Basha-Bardhi. Të gjithë analistët e narkoshtetit me në krye Baton Stanishiqin , nga mëngjesi në darkë merren me mbrojtjen e tij. Lëre pastaj, është një grup tjetër i vogël, që ja kanë shitur shpirtin djallit. Të premten shkojnë në xhami të lajnë mëkatet por në fakt hyjnë mëkatëre dhe dalin mëkatëre, por s’merremi me ta, ja lëmë zotit. Janë gramat e fundit të Edi Ramës, dhe pengut të tij për të shuar pluralizmin.

Dje ishte ditë e rëndë për pluralizmin. Dje në parlament u votua me 110 vota, bashkë, me uirdhër të Bashës, u votua kontrata për vaksinën. Një kontratë që është kritikuar nga mediat botërore. Pse kaq frikë paske ti? Më interesant ishte ligji, le ta quajmë Toyota Yaris, ai i larjes së parave. Në vend që ai ligj të shoqerohej me dhjetëra aendamende, peng-kryetari detyroi grupin të votonte ligjin. Pse? Sepse u akuzua për larje parash me dosjen Muzin. Shkoi në Apel, ndërhyri me gjithë forcën Edi Rama dhe e mbylli, por e mbylli me turp. Por dosja nuk shkoi në GjL si asnjëherë tjetër. Dosja u varros në apel, duke shkelur ligjet e vendit . Dje që flitej në parlament për larjen e parave, e mbylli gojën dhe e qepi, sepse Rama do t’i kujtonte Nik Muzinin. Dua t’i them, zotërisë së tij, dosjen e ke mbyllur duke lënë veten peng. Të garantoj se në Shqipëri dhe SHBA do të përballesh me ligjin dhe rreptësinë më të madhe të ligjit, sepse ke shkelur ligjin amerikan, dhe atë shqiptar edhe je i pashpresë dhe do vendosësh para ligjit”, u shpreh Berisha.