“Folëm për te ardhmen” – Deklarata e Yuri Kim që ndryshoi qëndrimet ndaj Bashës.

Nga Nebil Çika

Deklarata para disa ditësh e ambasadores se SHBA Yuri Kim : “Me kryetarin e opozitës fola për të ardhmen “ si masazh politik në opinionin politik e publik shqiptar . Kjo ka bere qe qëndrimet ndaj z. Basha te ndryshojnë brenda ditës . Ka një rritje te reagimeve si pozitive edhe ato negative ndaj tij . Ne kapnin e opozitës shihet një optimizëm dhe mobilizim i dukshëm ndërkohe qe kundërshtaret e tij politike e mediatikë kanë rritur agresivitetin, pjese e tyre kanë hequr maskën e “të pavarurit” dhe janë rreshtuar ne skalionet e tyre historike ,politike e gjenetike . Lajmi i mire është se ata që deri tani janë munduar të minimizojnë rialin e tij si ne krye të opozitës ashtu edhe në politikë po e marrin tani shumë seriozisht madje po e përjetojnë si kërcenim duke e pozicionuar veten si e shkuara. Është normale qe kur flitet për të ardhmen pyetja qe lind është: Kush është “e shkuara” ? Dhe për ta përcaktuar atë shiko kush reagon kundër të ardhmes .
E gjithë kjo ka një te vërtetë të madhe . Opozita ne Shqipëri ne këto vite të drejtimit të Bashës ka pas përballe më shumë se sa qeverinë komunitetin ndërkombëtar. Junta ne pushtet i ka shtyre ditët deri tani fale mbështetjes ndërkombëtare sidomos amerikane gjë që me sa duket po sos . Kanë qenë të shumtë , edhe un, që kanë pritur që ndryshimet ne krye të ambasadës USA pas zgjedhjes se Trump President të reflektojnë edhe ne zhvillimet politike në Shqipëri , dhe shpresoj që ky reagim i znj. Kim të jetë një fillim i këtij ndryshimi . Shpresoj që edhe z. Basha ta ketë kuptuar mire mesazhin, ti përshtatet ndryshimit e ta atë reflektojë në politikat e tij në PD ne te njëjtën linjë te frymës politike botërore të injektuar nga filozofia e Trump , në se do që të jete “e ardhmja”, jo vetëm si retorike politike . Kjo filozofi po adaptimet gradualisht nga shumica e të djathtës botërore e orientuar nga antikomunizmi dhe nacionalizmi. Kjo filozofi po adaptohet nga shume parti te djathta ne bote përfshi edhe shume natar te PPE ku bën pjese edhe PD .