FNSH dhe “Shqiponjat” tek Unaza e Re, nis shembja e 4 banesave

Ashtu siç kishte paralajmëruar Ish-Presidenti Sali Berisha, duke filluar nga orët e para të mëngjesit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat “Shqiponja” kanë mbërritur në tek Unaza e Re, ku ka filluar aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje.
Sot ka nisur aksioni për shembjen e katër banesave private, që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri të Kasharit. Zyrtraisht thuhet se banorët janë larguar vullnetarisht nga banesat, pasi janë njoftuar paraprakisht për shembjet ndërkohë ka forca të shumëta policore.
Prezenca e forcave të shumta të policisë që në orët e mëngjesit ka alarmuar qytetarët te Unaza e Re, të cilët kanë dalë në rrugë, por janë larguar pa asnjë incident, pasi kanë parë që shembja bëhet për Bulevardin e Kasharit.