Flutra  Açka: Nuk do isha shkrimtare pa lirinë dhe njerëzit që mbushnin sheshet në ’90-ën

 

Në aktivitetin për përkujtimin e “8 dhjetorit” të Partisë Demokratike deputetja Flutura Açka tha se ajo nuk do të ishte shkrimtare nëse nuk do të ekzistonte liria dhe gjithë ata njerëz që për të kërkuar demokracinë mbushën sheshet në ’90-ën.

Açka tha ndër të tjer se është mirënjohëse ndaj mijëra studentëve që u ngritën kundër regjimit diktatorial.

Açka:

Besoj që edhe kolegët e mi kanë të njëjtën ndjesi të përuljes dhe respektit ndaj atyre mijëra njerëzve që mbushën sheshet që qeveria të vinte siç e meritonte dhe sidomos studentët që i dhanë ngjyrat më të bukura lirisë. Kanë kaluar 31 vite, distance të mundëson që gjykimin ta kesh më të pastër, analistët këtu do të kenë refleksionet e tyre, kanë shkuar libra, kanë dhënë definicionet e tyre mbi historinë.

Mendoj se do të jetë bisedë e bukur dhe mos harroni se qeveria nuk vjen pa mund. Nuk do të isha shkrimtare pa lirinë dhe pa praninë e njerëzve në sheshe.

Kam nderin të them se sot kemi të pranishëm: Preç Zogaj, i pranishëm gjithmonë në debatin publik
Mark Marku, student i atyre viteve
Irena Progni, autore libri dhe studiuese
Spiro Qurraj,
Agim Baçi, publicist,kritik
Franc Shkëndi është dijetorist i vitit ’90 dhe Zoti Deliu.