Fitorja Real në “Camp Nou”, Ancelotti: Vuajtëm, por fituam 

Reali Madridi edhe sot dëshmoi se është më lart se kundërshtari i tyre i përjetshëm në vitet e fundit ku të dyja skuadrat kanë humbur disa nga lojtarët më me pëshë në ekipet e tyre.

“Galaktikët” mposhtën me rezultatin e ngushtë 1-2 “katalanasit” në kuadër të javës së nëntë të La Ligas dhe ngjitet në krye.

Pas ndeshjes tekniku italin, Carlo Ancelotti është shfaqur i kënaqur me performancën e skuadrës së tij edhe pse pranon se vuajtën përballë Barçës.

“Vuajtëm sot, mendoj që Barcelona do luftojë për La Liga-n deri në fund. Zhvilluam lojë inteligjente. Goditja e topit është një ndër kualitetet më të mira të Alabas dhe e goditi mirë. Lojtarët e mi janë më të rehatshëm në 4-3-3, Vini dhe Rodrygo luajtën shumë mirë. Asensio ishte i rëndësishëm te goli i dytë.

Objektivi është të punojmë më shumë se bashku, mund të garojmë me të gjithë. Vuajtëm sot, por nuk e humbëm kontrollin. Tutje, Ancelotti gjithashtu konfirmoi se portieri Thibaut Courtois është në gjendje të mirë. Courtois ndjeu dhimbje pas gjuajtjes, dukej serioze, por u përmirësua. Mendoj që është mirë tani,” përfundon Ancelotti. /abcnews.al