Fitore madhështore e Nea Demokracisë në Greqi!

*Fatmir Gjoci
Shpreh urimet e mija Nea Demokracise dhe Liderit të saj z. Kyriako Mitsotakis Kryeministri i ri i Greqisë!
7 Korriku 2019 një ditë e veçantë për Popullin Grek, njëkohësisht një fitore historike e Nea Demokracisë, duke fituar me një rezultat të lartë për të qeverisur e vetme në këtë 4 vjecar.
Një fitore kjo tepër e rëndësishme për popullin Helen, fitore e qendrës së djathtë me një përparësi të madhe duke përcjellë klimen dhe flladin e ndryshimit në Europën e Bashkuar dhe rajon.
Fitorja e Demokracisë së Re do të sjellë një marëdhënie të shkëlqyer midis dy vendeve tona, pasi tashmë është realitet që dhe arritjet e marrëveshjeve të rëndësishme në të kaluarën, kanë ardhë në sajë të qeverisjeve të djathta të dy vendeve.
Politika e majtë tashmë faktoi që ishte e brishtë dhe e pamundur për të avancuar më tej, si në planet e procesit të zhvillimit ashtu dhe të rolit të saj në rrafshin diplomatik ndërkombëtar.
Uroj që kjo klimë ndryshimi të vijë së shpejti dhe në Shqipëri, duke i dhënë përgjigjien e merituar Rilindjes së krimit dhe të sjellim së shpejti fitoren e Partisë Demokratike të Shqipërisë, me në krye Kryeministrin e ardhshëm z. Lulzim Basha.
Fitore!!
*Kryetari i Partise Demokratike per emigrantet ne Greqi, Fatmir Gjoci