Fitore e madhe e opozitës, Osmani: Sonte nuk mund të shpallet fituesi!

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani tha se sonte s’mund të flitet për fitues, pasi duhet të pritet deri në numërimin e të gjitha votave ndërsa rezultatin e këtyre zgjedhjeve e konsideroi si fitore të madhe të opozitës.
“Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë qytetarët për pjekurinë e treguar në këtë proces zgjedhor e në veçanti për pjesëmarrjen masive që rezultoi me largimin e partive që deri tani kanë keqqeverisur e me fitoren e madhe të opozitës. Dua të falënderoj në veçanti përkrahësit e LDK-së për mbështetjen e madhe e që na dhanë mundësinë që për vetëm një muaj ta ngrisim partinë tonë e ta rikthejmë fuqishëm. Për sonte pajtohemi që s’mund të shpallet fituesi meqenëse do të presim deri në numërimin e votës së fundit. Rezultati do të përcaktohet nga mërgata dhe votat me kusht siç duket.”
“Natyrisht që do të presim rezultatin final, sepse siç e keni parë dallimi ishte herë te ne herë te na. Dallimi tani është 0.7 për qind dhe është i domosdoshëm numërimi i votave me kusht dhe mërgatës që mund ta bëjnë dallimin. Në fund do të respektojmë në tërësi vullnetin e sovranit,” tha Osmani.
Me këtë rast ajo foli edhe për vullnetin e sovranit:
LDK, tha Vjosa Osmani, është e hapur për të negociuar me VV-në për të qeverisur me vendin ndërsa përjashtoi mundësinë për koalicion me PDK-në.