Firmat e Berishës  / Bardhi: Tallje me demokratët, do marrin përgjigje me 18 dhjetor

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur një betejë personale për pushtet dhe jo për interesat e demokratëve.

Në “Neës24”, Bardhi thotë se debatet brenda PD, po shfokusojnë vëmendjen nga beteja me qeverinë.

Për emrat e lexuar sot nga dega e PD Elbasan që sipas tyre kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, Bardhi tha se një pjesë e tyre nuk janë delegatë. Për Bardhin, procesi i nisur me 10 nëntor është një tallje me demokratët.

“Për fat të keq ajo që nisi si një përpjekje për demokratizim të partisë është shfaqur edhe ne opinionin publik si një betejë personale e Berishës për pushtet. Ndjej keqardhje sepse fokusi i PD-se duhej të ishte kundër regjimit të Edi Ramës. Një pakicë e zhurmshme kam fokusuar vëmendjen në sharje ndaj partisë dhe lidershipi të PD-së. Kur them pakicë bazohem në mendimin e shprehur nga anëtarët e çdo organi brenda partisë. Beteja e Berishës nisi pas një vendimi të kryetarit të partisë si rrjedhojë e një vendimi të SHBA për shpallje non grata të tij. Është situatë e vështirë, nuk e mohoj, na ka sofistikuar nisur nga përgjegjësia që kemi por jam i sigurt që me vendimet që do të marrin në Kuvendin e 18 dhjetorit do ta kapërcejmë këtë. Jam informuar për rastin e Elbasanit. Dua të them se një pjesë e tyre nuk janë delegatë në Kuvendin e Partisë Demokratike. Një pjesë tjetër kanë konfirmuar se nuk kanë firmosur por u është lexuar emri. Ky proces është një tallje ndaj demokratëve. Elbasani nuk ka aq anëtarë në Kuvend. Kam vendosur që jo vetëm të mos bëhem pjesë e një procesi tallje që ka nisur që më 10 nëntor ku firmat u mbyllën në kasafortë e po vazhdon. Ka një vendim të kryesisë së –PD se kur do të mblidhet Kuvendi i partisë Demokratike. Me 112 dhjetor kushdo është i lirë të bëjë mbledhje, miting por Kuvend ka vetëm më datën 18 dhjetor. Kjo me emra është show i përditshëm dhe raportojnë shifra sipas mendjes së tyre. Kjo lloj tallje me shifra e emra që kërkojnë të bëjnë zhurmë do të marrë përgjigje në Kuvendin e PD me 18 dhjetor. Nuk dua të aludoj në lidhje me procesin e firmave. Nuk e mohoj që brenda anëtarëve të PD-së Berisha ka mbështetës dhe simpatizantë pasi është lideri historik i PD. E rëndësishme është të mos e shëndrojmë PD-në në një celulë politike ku një individ vendos për gjithçka dhe kush mendon ndryshe shpallet ilegal”- tha Bardhi