Festojeni partinë rilindca

Nga Zef Zefi

Festojeni partinë shokë veteranë që u lindët pas Luftës Çlirimtare.
Veteranë që , s’dinit të lidhnit jo gjalmën e pushkës, po as atë të brekëve, kur kriste pushka për liri.
Kërpudha parazitare mbi trupin e përdhosur të atdheut të gjithë shqiptarve. Festojeni partinë tuaj plagën dhe njollën ideologjike të tradhtisë, importin e markës politike më antishqiptare.

Festojeni, festojeni tmerrin, vuajtjen dhe vdekjet që mbollët e kultivuat në këtë vend të pa mend që ju besoi juve.
Nxirrni kërmat e tradhtisë nga plehu, gjakatarët luftës civile ndërqytetare, idiotët, kopukët, spiunët e vrastarët, bashkë me dëshmorët e vertetë të Shqipërisë së mjerë.
I bëni dot 28 mijë? Po 70 mijë fashistë e nazistë që i paskeni vrarë ju, i bëni dot? I keni listat?
Bëjeni lëmsh shoqërinë shqiptare që keni nënshtruar me armë e dhunë

Festojeni tetën tuaj të dyzetë e njëshit; ish kapterra, ish oficera të hallvës e tavllës, fitimtarë në luftrat legjendare kundër “Varshavës” e NATO-s…
Kini kurajo, bëjeni paradën, rriheni opingën mbi kurrizin e kërrusur të shqiptarve e mos ia shkoqni sytë “majtas ndero” përbindëshit në tribunën e tradhtisë që po ju buzëqesh.
“Eja në radhë,” të vajgurit, triskës e tollonit të ujit, shoku popull!
Mos ia shkoqni sytë liderit të mjerimit. Aty e keni aty bashkë me erdoganët, miladinët, dushanët dhe putinët. Kanë rrokur duart me ngazëllim e po shkëmbejnë puthje revolucionare.

Forca rilindca festojeni partinë.