Festohet 28 Nëntori në qytetet shqiptare, Mitropoliti i Korçës bekon flamurin Kuq e Zi

 

Fier. Festohet në Fier festa e Pavarësisë së Shqipërisë. Megjithë motin me reshje në Sheshin Europa Plazza qindra qytetare, nxënës shkollash, deputetë të PS, përfaqesues te komunitetit fetar ,kanë ndjekur ceremonine e organizuar me ketë rast në ditën simbol të ngritjës së Flamurit tonë Kombetare. 109 vjet me pare kreu i bashkise se asaj kohe Tonc Kilica ka ngritur Flamurin Kombetar qe kurorezonte Pavaresine e Shqiperise nga perandoria otomane. Simbolika e kesaj dite te shenuar vjen per cdo 28 Nentor . Ne cdo qytet te Shqiperise eshte ndjekur ngritja e flamurit kombetar nderkohe kjo feste ne Fier e ka gjetur te ndare politiken.

Korçë. Edhe në qytetin e Korcës paraditen e sotme është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit. Ceremoni e cila është organizuar nga Bashkia e Korçës në qendët të këtij qyteti. Me këtë rast janë vendosur kurora me lule nga grupi i deputetëve, bashkia, institucioni I prefektit, këshillit të qarkut si dhe organizata të veteranëve si dhe forca të tjera politike. Me rastin e kesaj ditëe Mitropiliti i Korcës, Voskopojës dhe gjithë juglindjes ka mbajtur në Katedralen e qytetit meshën e bekimit të flamurit nga Hirësia e tij Imzot Joan Pelushi,e cila mbahet kështu që nga viti 1912 atëherë kur flamurin në një meshë të shenjtë e ka bekuar edhe Fan Noli.

Shkodër. Edhe ne Shkoder eshte festuar Festa e Pavaresise. Nuk mund te mungonte edhe nje mesazh ne kete dite nga kryebashkiakja e Shkodres, Voltana Ademi. Ajo tha se fjala e pare qe na vjen ndermend eshte bashkimi i te gjithe shqiptareve, pa asnje dallim. Ne aktivitet merrnin pjese perfaqesues te institucioneve te ndryshme dhe besimeve fetare ne Shkoder.

Elbasan. Edhe ne qytetin e Elbasanit eshte festuar Festa e Pavaresisë. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ishin të pranishëm drejtues vendor dhe deputet. Fjalimi i rastit pranë bustit të patriotit Aqif Pashë Elbasani u mbajt nga prefektja Majlinda Perriu, e cila i thuri lavde luftës dhe përpjekjeve që sollën shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e flamurit si simbolikë e mëvetësisë. Edhe në këtë aktivitet e djathta nuk ishte e pranishme për te përkujtuar ditën e flamurit.