FESTË DHE HIPOKRIZI NË 10 VJETORIN E ANTARSIMIT TË SHQIPËRISË NË NATO

Nga Sejdi Peka

Si sot 70 vjet më parë u formua NATO aleanca më e fuqishme e mbrojtjes në botë.Qëllimi i kësaj aleance ushtarake dhe politike ishte për të ju kundërvënë ekspansionit komunist të Bashkimit Sovjetik,që po synonte zgjerimin e influencës bolshevke ne Europë dhe kudo në botë.Kjo aleancë do të udhëhiqej nga vëndi më i fuqishëm ekonomik dhe ushtarak në botë SHBA.Në atë kohë Shqipëria ishte rrjeshtuar në bllokun komunist,po përpiqej të bëhëj një shtet militarë dhe të gjith propogandën e sajë e kishte përqëndruar “kundër imperializmit amerikan”.Edhe në fushat e stërvitjes të “popullit ushtarë”,në tabelat e qitjes ishin të vëndosura fotografitë e Presidentëve të Amerikës të bëra shoshë me plumba.Ishte një urrejtje sadiste kundër demokracisë.Kohët ndryshuan,komunizmi u përmbys si sistem,por fosilet komuniste të instaluara kudo në qeverisje dhe ne drejtimin e një shteti neokomunist,janë bërë pengesë serioze për integrimin e Shqipërisë në Europë.Po mbushën 30 vjet që Shqipëria rënkon në qerfullin e një sundimi neokomunist që i ka marrë frymën demokracisë duke e rënditur Shqipërinë në vëndet më të varfëra të Afrikës.Nuk është për t’u çuditur se neokomunistët që kan uzurpuar pushtetin sot në Shqipëri,i bëjnë elozhe SHBA me një servilizëm që të ngjallë neveri,sigurisht që e kan halë në sy demokracinë,por përpiqën që në mënyra të safistikuara për mbatjën e pushtetit,të krijojnë përshtypjën se gjoja nuk janë ata apo të bijtë e atyre kriminelve komunist, armiq të betuar të demokracisë dhe SHBA.Njera nga krimet e regjimit komunist pa dyshim ka qenë falsifikimi i historisë.I gjithë opinioni shqiptarë mbeti i shokuar kur në festimet fasadë të 10 vjetorit të antarsimit të Shqipërisë në NATO nuk ishte i ftuar Sali Berisha si ish Kryeministër i Shqipërisë në atë kohë,si burrë shteti që me vendosmërinë e tijë arriti në marrveshjë më udhëheqësit e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe personalisht me Presidentin Bush,duke plotsuar kushtet e kërkuara në realizimin e reformave,të realizonte arritjën më të madhe në historinë tonë kombëtare,që kjo Shqipëri e vogël,pa asnjë potencial ushtarak dhe ekonomik të rradhitet njera nga 28 shtetet më të fuqishme në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë në botë.Në vënd të Sali Berishës,si gorillë e xhunglave të Afrikës na u çfaq Edvin Rama kjo karikaturë e neveritshme,ky i ashtuquajtur si “Skënderbeu i Shqipërisë”nga disa cironka që jan bërë ministre për turpin e Shqipërisë,që na përdhosi edhe figurën madhështore të Heroit tonë Kombëtarë.Duke mos e ftuar Sali Berishën në këtë aktivitet të rëndësishëm,i sëmuri psiqik i Partisë Social komuniste mendon se do të mbulojë me natë të vertetën historike me fantazinë e tijë të një të sëmuri psiqik.Në qeversjën e tijë të mbrapsht dhe antikombëtare,Shqipëria ka bërë hapa prapa në rrugën e vështirë të demokracisë për të ju bashkuar familjës europiane.Por është e pa mundur.E ashtuquajtura paradë ushtarake ishte një faqe e zezë e një ushtrie të çorganizuar,me një axhendë të tillë që vetëm ish nusja e fajdeve të Gallicës mundet t’a projektojë.Nuk ka asnjë rast tjetër në botë që në një paradë ushtarake t’u bjerë të fikët nga lodhja 20 oficerve të ushtrisë së NATO gjatë ceromonisë duke u bërë gazi i botës.Hajde ushtri hajde, që udhëhiqet ngë një ministre e mbrojtjes e preferuara si kukull e Edvin Ramës,apo si breshkat që i mban në zyrë i harlisuri nga fiqiri i mendve të kokës.Po ku merr vesh Olta Xhaçka në punët e ushtrisë apo që ka haber në mbrojtjën e Atdheut dhe politikat ndërkombëtare të mbrojtjes universale!Sigurisht që partnerët tanë ndërkombëtarë të NATO do të çuditen me potencialin ushtarak të ushtrisë tonë të çorganizuar me një minitstre të mbrojtjes pa asnjë haber në punët e ushtrisë,e shkolluar me parat e fajdeve të Gjallicës.Kjo paradë ishte një maskaradë që na turpëroj në sy të botës.Po turpi e mbuloftë Edvin Ramën që e solli Shqipërinë në këtë derxhe.Eshtë mjaft për t’u çuditur se si është e mundur që Ambasada e SHBA në Tiranë të mos ketë një unison me Deparatmentin Amerikan të Shtetit.Me këtë gjëndje të mjeruar të një varfërie ekstreme,të një qeverisje të poshtër pa asnjë shëmbull në botë,ku grupet kriminale kan uzurpuar shtetin,ku demokraca ka marrë fund me fallsifikimin dhe blerjën e votës me parat e drogës dhe krimit të organizuar me këto organizata kriminale që mban pushtetin,Shqipëria u rëndit në vëndet më të varfëra të Afrikës,u shëndrrua në një Kolumbi në zemër të Europës dhe më kot populli shqiptarë po shpresonte në reagimin e Amerikës nepërmjet Ambasadës në Tiranë.Më kot opozita e Partisë Demokratike ka ngritur zërin duke denoncuar aferat e një qeverie të korruptuar.Raporti i DASH i kohëvë të fundit,ka tronditur në themel këtë qeveri të korruptuar dhe antikombëtare.Në mes të tjerarv në të këtë raport theksohet dhe mjafton vetëm ky fakt se po citoj: “Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeversjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëmë të luftës kundër narkotikve.Korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës jan mjfat të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.Shqipëria shërben si bazë për operacionet për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në SHBA,Europë,Lindjën e Mesme dhe Amerikën e jugut.”Vetëm ky fakt do të mjaftonte që Edvin Rama me të gjith klikën e tijë të largohej nga pushteti përballë edhe të një zëmrimi mbarë popullorë.Shqipëria po shkon drejt një katastrofe dhe organizmat e Europës të atashuara në Shqipëri po i krehin bishtin kësaj qeverie kundër interesave të popullit dhe të demokracisë.Eshtë e turpshme dhe e marrë që përfaqsuesi I OSBE në Shqipëri do të deklaronte se “Shqipëria do të shkojë në zgjedhje edhe pa opozitën”,do të thotë vendosja e një diktature të re neokomuniste.Por populli shqiptarë,i vuajtur dhe u drobitur nga diktatura komuniste për afro një gjysmë shekulli,akoma nuk i ka mbyllur plagët e atijë regjimi makaber.Kurrë nuk do të lejojë një diktaturë të re neokomuniste.Dhe është ngritur në protesta në ta katër anët anët e Shqipërisë dhe kërkon largimin e kësaj qeverie të korruptuar dhe kundër demokracisë.Është e turpshme dhe e marrë që vëndet demokratike të Europës do të diskutojnë për refuzimin e liberalizimit të vizave për qytetërët shqiptarë.Dhe Shqipëria po zbrazet.Njerzit po ikin nga regjimi Bolshevik i Edvin Ramës se shpresa ka humbur,durimi është sosur. Raporti i DASH,nuk ka asnjë dyshim që është një shtysë,një ndihmë e madhe për popullin shqiptarë për t’u çliruar nga neodiktatura bolshevike e Edvin Ramës.Si gjithnjë në udhëkryqet e vështira,është Amerika që e ndihmon popullin shqiptarë në ekzistencën e tijë dhe sot në mbrojtje të lirisë demokracisë dhe identitetit kombëtarë.