Festa e pushtimit nga komunizmi

Nga Mona Rusi

Kryeqyteti ka hyrë në muajin e festave antikombëtare, dhe kjo po shihet në të gjithë rrugët e kryeqytetit qe kane si kryeqytetar katundarin e Cepanit.
Komunistet që luftuan për të sjellë pushtimin e atdheut sot janë të varur në bulevard.
Lavdia e komunistëve ze fill jo në castin kur zëvendësuan pushtuesit nazistë (që ishin në ikje), por në bashkëjetesën me fashistët pasi shumë nga drejtuesit komunistë kishin qenë fashtistët më të devotshëm.
Do shikoni në bulevard portretet e luftëtarëve të robërisë që nuk kursyen as jetën e tyre prej malazezësh si Vojo Kushi, do me thënë Stavre Dolloreviçi, e Vasil Shantoviqi e co ,por edhe si puna e Qemalit që u tradhtua pak fare nga shefi, për punë dashurickash…
Ndërkaq, në vigjilje të 75-vjetorit të Pushtimit të Atdheut, Bashkia e Tiranës e drejtuar nga maloku i Cepanit, që edhe pse nuk bitisi asnjë shkollë, (përvec kursit të Sorosit) por u tregua i suksesshëm në shitjen e fiqve, pra vetë lali Fiku ka ndërhyrë që të gjitha objektet që evidentojnë rolin dhe luftën kriminale të komunistëve gjatë Luftës Civile 12 mujore, luftë që do shtrihej me egërsi të pa parë edhe përgjatë pesë dekadave.
Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e këtyre ditëve festive dhe të mos mbajnë zi për holokaustin 50 vjecar.
Qytetarët porositen të vendosin në ballkonet e shtëpive flamujt kuq e zi me yllin e kuq në mes.
Kjo pra është Festat jonë e Pushtimit, festë që ka sfiduar prej më shumë se gjysëm shekulli festën e tyre (nacionalistëve) të Pavarësisë.
Mos harroni, vendosni flamurin me yllin e kuq të partizanëve, dhe jo atë të nacionalistëve – pa yll.
(Përshtatur nga shtyp-kazani)