Festa e PD -Basha fton nesër demokratët në selinë e PD 

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të organizojë nesër një aktivitet për 31 vjetorin e Partisë Demokratike. Basha ka zgjedhur selinë blu për të përkujtuar 11 dhjetorin e 1990.

“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka. Le të kremtojmë sëbashku në këtë ditë të shënuar”, thuhet në ftesën e Lulzim Bashës për demokratët.

Pak më herët, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se 69% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 Dhjetor.

Konkretisht, sipas tij, janë 352 anëtarë nga Dibra, 326 nga Korça, 287 nga Berati, 258 nga Lezha, 389 nga Shkodra, 205 nga Gjirokastra, 342 nga Vlora, 508 nga Fieri, 308 nga Durrësi, 544 nga Elbasani, 1326 nga Tirana dhe 112 nga Kukësi. Nga anëtarësia e Këshillit Kombëtar kanë firmosur 302 delegatë