Festa e Pavarësisë. Antony Blinken uron Shqipërinë: Krenar që ju quajmë mik dhe aleat

| “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzoj popullin e Shqipërisë në Përvjetorin e 109 të Pavarësisë. Miqësia jonë e thellë dhe e qëndrueshme daton më shumë se një shekull më parë, kur presidenti Woodrow Wilson mbrojti me forcë pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, në 1919.
Që prej asaj kohe, Shqiptarët kanë treguar forcë të madhe dhe qëndrueshmëri duke hedhur poshtë shtypjen e një diktature komuniste dhe duke ndërtuar një demokraci të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian. Shqipëria e ka shfaqur këtë frymë sërish këtë vit duke hapur dyert për afganët në nevojë dhe ata vazhdojnë të ofrojnë një strehë të sigurt për ta, siç bënë me mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe me grupe të tjera të larguara prej persekutimit gjatë dekadave të fundit.
Në 2021, ne shënuam 30 vite marrëdhënie diplomatike të rikthyera, duke reflektuar mbi gjithçka amerikanët dhe shqiptarët kanë arritur së bashku prej vitit 1991. Sot, ne jemi aleatë në NATO dhe vitin tjetër ne do shërbejmë bashkë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ekonomike dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian.
Ne presim të forcojmë edhe më tej miqësinë tonë dhe mbetemi krenarë të quajmë Shqipërinë një shtet mik, aleat dhe partner.” – Sekretari i Shtetit i ShBA, Anthony Blinken
🇺🇸 | “On behalf of the United States of America, I congratulate the people of Albania as you celebrate your 109th Independence Day. Our deep and enduring friendship dates back more than a century to when President Woodrow Wilson emphatically defended Albania’s independence at the 1919 Paris Peace Conference.
Since that time, Albanians have demonstrated great strength and resilience by casting off the oppression of a communist dictatorship and building a democracy committed to tolerance, human rights, and European integration. Albania demonstrated that spirit again this year by opening its doors to Afghans in need, and they continue to provide safe harbor as they did for thousands of Jews during World War II and other groups fleeing persecution over recent decades.
In 2021, we marked 30 years of restored diplomatic relations, reflecting on all that Americans and Albanians have accomplished together since 1991. Today, we are Allies within NATO and next year we will serve together on the UN Security Council. The United States is committed to supporting Albania’s democratic institutions, justice and economic reforms, and future in the European Union.
We look forward to deepening our friendship even further, and we remain proud to call Albania a friend, partner, and Ally.” – Anthony Blinken, U.S. Secretary of State