FERIKU I FIDANEVE

Nga Meti Fidani
Xhaxhai im Feriku, ishte me i madhi dhe me i urti i 5 vellezerve Fidani..Ndoshta me i urti dhe me punetori ne gjithe Devollin e Siperm. I vetmi njeri qe nuk turbullonte ujet kurre, i themi ne nga anet tona.
Ne niperit e mbesat e tij i therrisnim Baba, ne shenje respekti apo dhe sipas tradites bektashiane ku xhaxhait te madh i therritej baba.
Feriku ishte martuar ne Poloske, ne sojin e Demir Bej Poloskes, nje familje patriotike..Bile vete Demiri kishte njesitin e tij vullnetar ne Nikolice, per mbrojtjen e kufirit nga reprezaljet greke te pasluftes se pare boterore..Ferdaneja ishte xhaxhaica ime, bejlereshe e Poloskes, nusja e pare dhe me e madhja e 4 kunatave.

Ne fillimin e viteve 40-e, vellezerit Fidani kishin nje ekonomi te forte e te qendrueshme.Ata kishin mullinj , destila per larjen e perpunimin e qilimave, kishin nje dyqan ne Korce, bageti, kullota,pyje, etj. Rrjedhimisht merrnin edhe punetore (hyzmeqare), nga Devolli i Poshtem
Rreth vitit 1943 ,xhaxha Estrefi siguroi nje turbine nga Italia, per kthimin e energjise se ujit te mullirit ne energji elektrike.
Kjo ishte e nevojshme, mbasi aty punohej me turne, ngaqe kishte ngarkese tregu. U montua turbina ngjitur me mullirin, dhe u instaluan drita te fuqishme te cilat e bene naten dite, ne gjithe sheshin ku ishin ndere gunat dhe qilimat, si dhe ne dy punishtet..Hyzmeqaret u tremben shume nga dritat, dhe e nderprene punen..Ka hyre shejtani- thoshin- mbasi nuk kishin pare drite aq te forte..
Ate dite ne fshat erdhi edhe nje batalion partizan..Por partizani, qe te jetoje e te luftoje, duhet edhe te haje, edhe te ndrohet ,edhe te flere..Ku me mire se ne shtepine tone..Aty ishte bolleku, qumeshti, djathi, mishi, e mbi te gjitha mikpritja..Plot 4 dhoma u leshuan per miqte partizane..Hyzmeqaret e trembur nga dritat,thane se, me mire te na haje gjermani, se shejtani , dhe u bashkuan me batalionin..Po ate dite edhe xhaxhai im i vogel, Nekiu ,doli partizan
.Nga emri nacional-clirimtare, kuptohej dhe mendohej qe kishte vend edhe per nacionalistet ne lufte,…Nga parrulla, pa dallim feje dhe ideje, kuptohej qe do kishte pluralizem..Kur thuhej qe do krijohet qeveria demokratike e pasluftes, te jepej pershtypja qe do te kishte nje demokraci..Kjo ishte arsyeja qe Familja Fidani, e dergoi Nekiun ne lufte, megjithese i vogel ne moshe
Xhaxha Nekiu si shakator qe ishte dhe eshte, edhe pse po afrohet ne 100-at, u thoshte hyzmeqaro-partizaneve
-Ne, kur u trembem nga drita e korentit, vaj halli nga gjermanet..Po hajde tani dolem, te dale ku te dale..
Nekiu eshte nga vetetanet e pakte te luftes ne Korce, qe jane gjalle..Ai tregon se i ndoqem gjermanet kemba-kembes gjer ne Jugosllavi, por gjerman nuk pame gjekundi. Ndoshta gjermanet ishin me te shpejte. Por ne te njejten kohe duhej bere spastrimi nga forcat e brendshme kundershtare, nga bajraktaret dhe kleri katolik, tregetaret e ballistet..Edhe pse ishte ne Jugosllavi, Nekiu e kuptoi se lufta nuk ishte vetem clirimtare, ishte edhe vellavrasese

Nje dite rreshtuan brigaden e u thane se e cliruam edhe Jugosllavine..Tani e tutje kush deshiron te qendroje oficer ne ushtri, le te qendroje, kush nuk deshiron te kthehet prane familjes. Nekiu zgjodhi variantin e dyte
Kur u kthye ai nga lufta nuk gjeti as edhe nje vella..Dyqani ne qender te Korces ishte sekuestruar, shtetezuar dhe boshatisur..Tregetaret e Korces po i shkonin ne thike..Nje prej tyre ishte dhe xhaxha Estrefi.
Estrefi e kuptoi rrezikun qe i kanosej, por ishte dhe mjaft i zgjuar.
Ai lajmeroi nxenesit e shkollave dhe i dha te gjithe artikujt shkollore dhe veshjet per bamiresi, per femijet me nevoje..Kjo e ndihmoi disi, per ti shpetuar denimit kapital, por megjithate u fsheh ne Melcan,ne njerezit e te shoqes, Xhevos
Xhaxhai tjeter, Lacja, u fsheh ne Qinam Kolonje, ne familjen e Ibrahim Salikos..,ne te cilen ishte martuar me Vedijen…Xhaxha Ferikun e kishin marre pa treguar se ku e conin…Etem Fidanin, babain e shkruesit te ketyre rreshtave e kishin denuar me pushkatim, por fale nderhyrjes se Myftar Tares, u anullua vendimi me 101 vjet burgim.

Partizani i liruar, Neki Fidani, morri rrugen per ne Nikolice..Ka aritur naten..Trokiti ne dritare.
-Kush eshte- u degjua nene Naimeja, gjyshja ime trimereshe
-Nekiu jam
– U gjalle qenke mor Nekua i nenes..Neve na morri lumi mor bir..Une jam vetem me femijet, me Engjellin dhe Shazijen..Por ti mos hyre brenda..Partizanet rruajne shtepine..Erdhen per ta djegur..Shtepine e Pajo Bejkos e dogjen
Shko ne Batanet dhe rruaj bereqetin dhe qilimat e myshterinjve..Te lajmerosh qe neser ne Devoll, Korce dhe Kolonje te vijne e te marrin bereqetin ,miellin apo gunat e qilimat, se do te na bastisin,..U be si u be te mos turperohemi me myshterinjte tane hallexhinj..Ik Neko te keqen nena
Eh gjyshja ime e halleve,me 5 djem e pa djem.Me gjithe ate prokopi dhe pa prokopi..E megjithate gjyshja Name mendonte per klientelen e Fidaneve, shumica vllehe….Te mos dalim te turperuar nga kjo gjullurdi
Ate nate, dhe plot dite e nete, Nekiu i kaloi ne mulli, dhe shperndante porosite e klienteve..
Nje dite erdhi ne mulli njera nga mushkat tona.Ate e kishin ngarkuar tej mase me gure..Kafsha e sekuestuar e njohu Nekiun..U afrua sikur ti thoshte qe me hiq pak peshen..Nekiu e shkarkoi e perkedheli dhe e puthi mushken..Aty u dha nje partizan.
-Pse e shkarkove mushken..Ne po ndertojme posten
-Pse kaq shume ngarkohet mushka,..Jane gure nuk jane pambuk..Mushka do keputet ne mes
-Te vjen keq ty per mushken e te deklasuarve- dhe partizani e goditi kafshen ne koke me kondakun e pushkes, si denim qe kishte hyre ne mullirin e saj, atje ku kishte hyre vite me rradhe.
Nekiu e kapi partizanin per jaken e xhaketes dhe te dy dolen perjashta duke u kacafytur.Te ishte ndodhur Lacja gjaknxehte, e kishte vrare fare, por Nekiu eshte shume i permbajtur..Ne gjysme eresiren brenda mullirit ata nuk e kishin njohur njeri tjetrin..

Partizani u mundua te perdorte armen por Nekiu i fuqishem ja morri e ja hodhi ne jazin e mullirit..Po ne jaz, perfunduan dhe kapela e Nekiut dhe kapela e tjetrit me yll te kuq..Nje cast burrat shtangen mjeheresh
-Po ti qenke o spurdhjaku i Devollit
-Ti Neki je..
Partizani kishte qene hyzmeqari yne, por dhe miku yne. Ishte kusheri i afert i Ferdane Cakshirit, i gruas te xhaxha Ferikut…Te dy me Nekiun ata hanin buke bashke,loznin bashke ,dilnin per gjah bashke
-Kemi urdher ti ngarkojme sa me shume kafshet e konfiskuara nga te deklasuarit-u shfajesua devolliu

Dite pas ditesh, sikur po zbutej disi gjendja, dhe xhaxha Lacja, u kthye nga Qinami, ku rrinte fshehur, si person ne kerkim

Ai kishte vendosur te dorezohej.Cadrat e gjyqit partizan ishin ne Shipcke te Voskopojes. Nga ai gjyq zor se dilte njeri gjalle.Atje shkonje e nuk ktheheshe me..
Lacja e kishte vendosur. ..Morri dhe dy femijet Engjellin dhe Shazijen, te dy te vegjel
U paraqit ne cadren e pare qe ishte sekretaria. Plotesoi te dhenat ne nje formular, duke kerkuar qe ta falnin per hatrin e ketyre dy femijve
Nga nje cader ngjitur u degjua nje ze urdherues
-Iljaz Fidanit ti falet jeta.Te denohet 6 muaj me pune te detyruar
As Lacja e as sekretarja nuk e prisnin kete
-Ike o Lace ike. Meri femijet e shko ne shtepi. Ike mor Lace, mor vella, se gjaku nuk behet uje-foli ai tjetri pa dale fare nga cadra

Ai qe po fliste nga brenda cadres ishte Muharrem Butka, i biri i Sali Butkes

Lacja e hodhi lumin, shpetoi nga plumbi, po keshtu edhe babai im. Ai u demua me 101 vite burgim ne Burel, por te pakten ishte gjalle…Xhaxha Estrefi u kthye nga Melcani,i falur dhe ai ,si tregetar qe e dha pasurine per shkollat.
Vetem xhaxha Feriku ishte pa nam e nishan..Thane se e kishin cuar ne Porto Palermo..Nekiu mbushi canten me buke dhe u nis ne kerkim te vellait te madh..Mbas 7 dite e net arriti ne Porto Palermo..E gjeti..Ishte gjalle..Gjithe ai Ferik ,vetem robat e trupit e mbanin
Pas robave, ne trupin e tij nuk kishte mish, vetem kocka. Po te pakten rron..Ta marre vesh dhe nene Namja, qe djali i madh eshte gjalle
Prej Porto Palermos, Ferikun e cuan ne kampin famekeq te Tepelenes

Atje ishte c’ishte..Turpi i rradhes i Partise Komuniste shqiptaro-jugosllave..Viktima te ketij turpi, femijet e familjeve me te medha shqiptare..Femijet e Mirdites, fatkeqet e hakmarrjes se madhe per Bardhok Biben..Tmerret e ketij kampi i ka provuar dhe i ka pare xhaxha Feriku,..Ka pare kur femija jepte shpirt dhe fjala e tij e fundit ishte buke..Kishte pare se ne nje dite humben 30 jete feminore..Kishte pare kur as arkivole nuk kishte per femijet e vdekur..As varre nuk kishte..Komandanti legjendar e kishte hequr dhe te drejten e varrit…Armiq keta femije..Humben pa nam e nishan..Shume eshtra i morri Vjosa. Shume eshtra nuk dihet se te kujt jane, shume eshtra nuk dihet se ku jane..Dhe nuk jane pak..Jane 6000 te zhdukur ne gjithe Shqiperine…Shqiptare, o te keqen. Gjaku yne o tu befsha une….Nuk e di nese u vrane apo jo, 6000 gjermane ne lufte..Por edhe te jene vrare, le te jene vrare se pushtues kane qene..Por jo 6000 femije, gra,pleq, te rritur e te parritur..Te gjithe shqiptare..As genocid nuk i thone kesaj..Nuk i zhduku as greku ,as turku, as shkia.Vete i zhdukem
Ore, as genocid nuk e ka emrin kjo gje. Si tja vesh emrin..Vetem cmenduri, .Cmenduri, Po, po.. Vetem ky emer i shkon

-Per qahmet te Tepelenes – thoshte shpesh xhaxha Feriku
Ai ishte nje nga te mbijetuarit e ketij kampi..Nuk fliste shume i urti xhaxha..Sikur nuk kishte ndodhur asgje. Vetem se kur degjonte ndonje kenge per komandantin shkonte me vrap dhe e mbyllte radion..Dhe kush , tepelenasit i kendonin dhe e uronin dita njemije..C’jane njemije..Njemije jane pak..Me shume…me shume, marrte dite edhe nga tonat, se i kemi me shumice……

Por une do shkoj tek varri i xhaxha Ferikut, do shkoj ti them, se po i kendojne edhe sot xhaxha..Dhe jo vetem ne Tepelene, por edhe ne Korce, edhe ne Sarande, edhe ne Kruje, bile kam degjuar qe i kendojne edhe ne Kosove
Ke pare keshtu ti xhaxha Ferik? Jo nuk ke pare e as degjuar..Se ne shqiptaret, o xhacka im i dashur vdesim per njecike servillek, sidomos per keta liderat tane..Se mos e dish se vetem Enverit, i thurim kenge..Jo ore jo..I thurim kenge Ilir Metes, Berishes , Rames , Monikes. E kujt nuk i thurim
Ka dhe me keq xhaxha. Shyqyr o xhacke qe je poshte dherit e poshte asaj pllakes se gurte, dhe as shikon e as nuk degjon gje..Se ta dish ti xhaxha Ferik, edhe Kamberit te Fajdeve dhe te piramidave i thurren kenge ata te Permetit

Ate dit qe erdh haberi
Dilni se erdhi Kamberi

Eh o xhaxhai im i shtrenjte..I mbijetuari im i Tepelenes..E pikerisht ne Tepelene dhe ne gjithe Shqiperine, lonte dunjaja keto dite..Atmosfere votimesh xhaxha..Kenge e valle per liderrat..Po jo o xhaxha..C’behet keshtu..Ne vend qe ti presim me muzike vajtimi, ju ngrejme bejte..Perse keto saze, keto valle, keto kenge..Jo or jo..Muzike vajtimi duhet….. Sepse eshtrat e femijve te kampit ne Tepelene, nuk jane gjendur akoma,..Shkaktaret e asaj tragjedie nuk jane gjendur akoma….
Muzike vajtimi, sepse po iken e gjithe rinia, xhaxha..Prit edhe ca ,dhe kur te mbeten vetem pensionistet dhe ndonje veteran tek tuk..E pastaj kush do votoje per liderrat, kush do tu kendoje..
Muzike vajtimi xhaxhka im i shtrenjte, se Shqiperia po kthehet mbrapa ,…. Si ne 45-n po kthehemi, ….shume mbrapa, ..
Ku te veje me keq.Po u kendojme liderrave, dhe komandantit tone legjendar qe krijoi kampin tend te Tepelenes, atje ku hyre Ferik e dole gjysem Ferik..
C’te te them me shume xhaxha Ferik..Je mire atje nen bar dhe nen pllaken e gurte. Je mire ..As degjon e as shikon c’behet..Se ne qe shikojme,..c’te te them xhaxhai im i shtrenjte….shikojme e shikojme , dhe prape…
S’kemi pare gje akoma.