FËMIJËT E TRAUMATIZUAR TË UNAZËS SË RE,NJË DHIMBJE QË TË KËPUTË SHPIRTIN

Nga Sejdi Peka

Kush e ka parë dhe dëgjuar britmën e një fëmije në Unazën e Re, “Zaho,të lutem i thuaj Babit tënd që të mos më shkatërrojë shtëpinë”.Nuk e di se e ka parë e dëgjuar këtë britmë deri në kupën e qiellit Edvin Rama dhe vetëm një zemër prej guri,pa ndjenja,me shpirtin e katilit nuk mundet që të ndalojë.Po bëhën tre javë që fëmijët e Unazës së Re janë të traumatizuar,të friksuar nga terrori policorë,kurë shofin prindërit e tyre që keqtrajtohën nga shteti policorë i Edvin Ramës.Janë të terrorizuar kur dëgjojnë së shtëpijat e tyre do të rrafshohen dhe do të mbetën në pikën e dimrit pa strehë mbi kokë dhe të sharë e të mallkuar si “shpellarë”, “zaptues”etj.Ndërkohë Edvin Rama nuk qenka zaptues me sarajet e tijë në Surrel apo Erion Veliaj që bëri dasmë prrallore si të sheikve arab “me kursimet e mamas së tijë”.Dhe i quajti Edvini “i mençur”këta njerëz që po kërkojnë të drejtën më fendamentale,të drejtën për të jetuar, si njerëz “eksiq nga koka”.Po si do të ndjehet Edvin Rama sikur fadromat do të sulmonin një ditë sarajet e tijë në Surrel?Nuk ka ligj në botë që të jetë e shkruar se, “vdis ti se dua të jetoj unë”.Po në të fundit çfar ndryshimi mundet të ketë ndërmjet fëmijve të traumatizuar të Kosovës nga terrori policorë i Millosheviciti vitit 1999,të dëbimit masiv të njerzve nga shtëpijat e tyre me ketë që po bën sot Edvin Rama.I dëbon i shanë dhe i mallkon,pse kan ndërtuar pa leje.Po ku ishe ti o shtet që i lejove të ndërtojnë në gjurmët e rrugës.Po pse i mashtrove njerzit në fushatën elektorale se “shtëpitë e ndërtuara me mund dhe djersë do të legalizohën”.Po pse o trutharë me vendim të KM u nxore emrat në gazetë se parcelat janë në proces legalizimi?Po kush janë zaptuesit?Amundet të tregoni qoftë dhe një emër të një njeriu që i ka zaptuar dikujt pronën?Të gjith kan paguar pronarë të 7501,pronarë të pa ligjëshëm të një ligji absurd.Po a je ti o Ramë që me një pllakatë sa je ti sa një gjirafë e lartë firmose në Kamëz se, “ brenda mandatit të parë të “Rilindjës”do të legalizoje të gjitha banesat e Shqipërisë”.Këtë e premtove o Ramë edhe tek Astiri,fjalë për fjalë se kishe hallin e votave.A mundet të ketë një mashtrues më të pa ftyrë që vetëm për një karrike të shtrembër të poshtër dhe premjerë me shurrën e breshkave në zyrën që vjen era nevojtore të ushtrojë dhunë dhe terror kundër shtetasve të vet.Po ku do të shkojnë këta njerëz në mesin e dimrit?Të bëhët zemra copë kurë dëgjon vajin e nënave,britmat e fëmijve dhe përballë kordonët e policisë të veshur “në pancir e celik”përballë njerzve paqësorë dhe të pa mbrojtur që protestojnë.Një burrë i moshuar po thoshte se, “jam gati të më pushaktojë mua Edvin Rama,vetën t’a di se u kam lënë fëmijve të mi një shtëpi që të jetojnë si njerëz”.A nuk është kjo një vrasje?Po si do të rritën këta fëmijë të traumatizuar dhe të terrorizuar që do të mbetën me pasoja të gjithë jetën e tyre?Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë krim njerzorë?A do të veprojnë vallë institucionet ndrëkombëtare për të drejtat e njeriut?Po ku janë organizata shoqërore për të drejtat e njeriut nëShqipëri që e kan futur kokën në poturet e Edvin Ramës.Turp të kënë mediat në Shqipëri,pronarët servil të këtyre mediave,por edhe gazetarët që në hyqmin e Edvin Ramës dhe të një rrugaqi si Erion Veliaj heshtin dhe nuk paraqesin protestën e banorve të Unazëz së Re.Kur media ka vdekur,ka vdekur edhe demokracia në Shqipëri.Ata janë njerëz.Nuk po pengojnë projektin që e vjedh përgjysmë Edvin Rama me Erjonin duke ndarë përgjysmë fitimin me oligarkët,ata po kërkojnë kompensimin real të shtëpijave që po u shkatërrohën.Dhe në të fundit ,a ka shëmbull tjetër në botë të kësaj masakre njerzore?Po,shumë nga këta banorë janë të shpërngulurit nga kupa e Liqenit të Fierzës,që Enver Hoxha i dëboj dhe nuk u dha asgjë,përveq disa barakave në kampe internimi të pa shpalluara.Dhe sot e asaj dite,shteti çfrytzon tokat e tyre të bëgata të Bregut të Drinit ,më pjelloret në Shqipëri dhe po nuk paguan energjnë elektrike i fut në burg si hajdutër.Po kush vallë është në të vertetë hajduti,shteti që u vjedh pasurinë e tyre .Dhe varret e të parve të tyre u akan mbetur atje në fundin e Liqenit.Dhe tani e kaluara po përsëritet me nje diktator të ngjashëm me Enver Hoxhën.Po si do të ndjehet vallë Edvini,që nuk i dihet nesër mundet të evidentohet se sarajet në Surrel janë pasuri e vjedhur e popullit fukara dhe do të shikojë si fluturojnë pllakat shtrenjta në pyllin e mbjellë me qiparise si të mbretërve të shek 18.I sëmuri psiqik nuk po shikon se kupa është mbushur.Një popull i varfër deri në dhimbje po përjeton një padrejtësi të një neodiktature, ndërkohë demokracia është në lëngatë duke dhënë shpirtë.Shqipëria po zbrazet,ndërkohë polarizimi i shoqërisë sa vjen dhe po thellohet.Më shuëm se 90%të popullsisë janë në varfëri,ndërkohë oligarkët janë në ortakëri me qeverinë për të vjedhur sa të mundin Shqipërinë e varfër.Por,shumë afër është gjyqi,që do të paguajnë.Turpi i historisë është ndëshkimi më i rëndë.Por,janë raca që as nuk skuqën dhe as nuk zverdhën.Janë racë hajdutësh,pinjoll të diktaturës komuniste.Demokracia është arrirë me shum sakrifica dhe gjak në altarin e lirisë.Të bijtë e diktaturës komuniste nuk kan të arthme,të harrojnë që do të rikthejnë kohën e baballarve të tyre.Ajo kohë tani më ka vdekur.Përmbysja e madhe po afron.Mjerë mëkatarët.