Fëmijët e burgjeve komuniste

 

Nga Nebil Çika

Një nga krimet me te renda te komunizmit shqiptar  është burgosja e paligjshme e fëmijëve te lindur ne burg nga nenat e burgosura politike apo të lindur më parë po që bënë burg bashke me nenat e tyre.
Çfarë ndodhte ?
Arrestohej e dënohej nena , babai ishte i pushkatuar , dënuar apo arratisur dhe fëmijët burgoseshin e dënoheshin bashke me nënën ne te njëjtën biruce apo qelli. I njëjti fat i priste edhe ata qe nenat shtatzëna i kishin ne brak dhe lindnin ne burg. Ata lindnin e rrinin ne qeli deri sa lirohej nga burgu e ëma.
Ka shume raste por nga arkivi i Instituti i Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit shkëputem këtë rasat ku te gjithë fëmijët kane bere burg bashke me te ëmën ndërkohe qe njëra prej tyre ka lënduar në burg .

LEKAJ Drane
Lindi më 1914, në Toplana, Shkodër. Më 11 korrik 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga periudha 1951 deri më 30 dhjetor 1952. Në kohën që u dënua ishte shtatzënë dhe më 18 korrik 1951 lindi, në burg, vajzën e saj Antoneta Lekaj [shih]. Gjithashtu fëmijët e tjerë – Elisabeta, Terezina, Toma dhe Marku – jetuan në burg me të, me kohë të ndryshme, 10-18 muaj.

AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 24; D. 67/1, FL. 91

LEKAJ Antoneta
Lindi më 18 korrik 1951, në burg, Shkodër. Ka vuajtur burg, pa u dënuar, prej ditëlindjes deri më 30 dhjetor 1952. Në shkurt 1951, nëna e saj, Drane Lekaj [shih] u dënua me burg dhe e vuajti burgun së bashku me fëmijët e vegjël.

AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 24; D. 67/1, FL. 91

LEKAJ Elisabeta
Lindi më 1935, në Hot i Ri, Shkodër. Ka vuajtur 10 muaj burg, pa u dënuar, më 1951. Nëna e saj, Drane Lekaj [shih] më 1951 u dënua me heqje lirie dhe e vuajti burgun së bashku me fëmijët e vegjël.

AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 23-24; D. 67/1, FL. 91

LEKAJ Mark
Lindi në Hot i Ri, Shkodër. Ka vuajtur 10 muaj burg, pa u dënuar, më 1951. Nëna e tij, Drane Lekaj [shih] më 1951 u dënua me heqje lirie dhe e vuajti burgun së bashku me fëmijët e vegjël.

AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 24; D. 67/1, FL. 91

LEKAJ Terezina
Lindi më 1946, në Hot i Ri, Shkodër. Ka vuajtur burg, pa u dënuar, prej shkurt 1951 deri më dhjetor 1952. Nëna e saj, Drane Lekaj [shih] më 1951 u dënua me heqje lirie dhe e vuajti burgun së bashku me fëmijët e vegjël.

AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 24; D. 67/1, FL. 91

LEKAJ Tom
Lindi më 1941, Hot i Ri, në Shkodër. Ka vuajtur 10 muaj burg, pa u dënuar, më 1951. Nëna e tij, Drane Lekaj [shih] më 1951 u dënua me heqje lirie dhe e vuajti burgun së bashku me fëmijët e vegjël.

AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 24; D. 67/1, FL. 91