FAQEZINJ TË RILINDUR!

Komunistë, socialistë, rilindas e “krenaristë”

Latë Shqipërinë me 7 ditë bukë në radhe te bukës, e gjetët me 7 a 70 llojë buke…(ne fakt qeshët si kokëtula mesjetarë, kur kjo u premtua.)
Tani denduni me tul buke…

E latë Shqipërinë pa mbrojtje, e gjetët në NATO. Tani Gjosh-kua na lexon “strategjira globale”

E latë këtë popull vulëhumbur në radhet e ambasadave, konsullatave duke paguar gjithandej sekserë, mafiozë e noterë. E gjetët me lëvizje të lirë Shengeni.
Tani shëtiteni dhe ju botën që e pështytë, krenaristë të pafytyrë.

E latë shqiptarin me 6 ore drita dhe ujë në ditë, e gjetët me 24 ujë e dritë. Tani e kthyet prap atje ku e latë vetë, dhe qeshni me ata që prap ju besojnë juve, dmth me fatkeqët.

E latë pa asnjë kilometër infrastrukturë, shteg as udhë, e gjetët me të gjitha akset kryesore autostradale të perfunduar, perjashtuar rr. e Arbërit. Bejini të paktën rrugët dytësore, dhe vijëzoni, mirëmbajini e vendosni sinjalistikën, se çuditët botën.

Kosovës i kthyet shpinën njëlloj si ne kohën e Enver-Titos. E gjetët të pavarur. Tani mos i fusni supin siç po beni, me flirtime konspirative. Do t’ju dalë boja një ditë. Zoti ju marroftë!

Vëllezër (bythëkuq e faqenxirë, llupësa e kriminelë)keni qeverisur Shqipërinë 48+8+5(+2vjet, gjysëm-Meta =63vjet, merreni një herë në dorë lupën, pasqyrën ose nderlidhjen dixhitale nder me të mirat e të lirat e botës, që jua solli armiku juaj Saliu dhe verifikoni fajin dhe turpin mbi fytyrat tuaja. Mbrapshtitë, hajnitë e krimet që keni bërë në këtë Shqipëri duke e hedhur fajet gjithmonë tek armiku të kllasës suaj të fëlliqtë.

PD, “burgaxhinjtë” e diktaturës tuaj, SHQUP e gjithë “fronti i së keqes” kanë qeverisur sigurisht jo perfekt, po vetëm 10 vjet…që me punë rezulton më shumë se dhjetëfishi i 63 vjetshit tuaj…
Sigurisht mund e duhet të bënin më shumë, por përdoreni ndonjë herë atë gjendërr të të menduarit, jo veç ato të stomakut tuaj të pangopur.

Komunista, hoxhista, rilindsa bythkuqë e spurdhjakista…! Boll e përgjakët këtë vend.
Merrni lekët e “barit”. Merrni dhe lekët gjakut të këtij populli dhe thyeni qafën. Boll tash…!

ZEF ZEFI