FAATMIR KEQI : SHQIPTARËT, ISLAMI DHE DEMOKRACIA AMERIKANE

Nga Av. Xhafer Sadiku

 

Botimi i librit SHQIPTARËT, ISLAMI DHE DEMOKRACIA AMERIKANE, i autorit Fatmir Keqi është një ngjarje jo vetëm për të, por edhe për ne, miqtë e tij, që nën diktaturë kemi patur të njëjtin fat.
Regjimi i mohoi të drejtën për të hyrë në auditoret e shkollave të larta, por Fatmiri hapi dyert e bibliotekave dhe miku i tij ishte dhe mbeti libri. Ai i ktheu bibliotekave dhe kulturës kombëtare dijen që mori prej tyre dekada me radhë.
Libri i Fatmirit është edhe një kontribut me vlerë për forcimin e miqësisë se popullit shqiptar me popullin amerikan.
Redaktimi shkencor i librit është nga historiani i njohur, Dr. Ardian Muhaj, ndërsa redaktimi gjuhësor në gegnisht nga Albri Brahusha.
Aktiviteti u drejtua me profesionalizëm nga publicistja Eliana Hoxha.
Në ngjarje të tilla lipset prania më e madhe e atyre që kanë patur fat të njëjtë nën diktaturë. Është edhe një krenari për të gjithë ne.