Evi Kokalari-Angelakis padit në SPAK deputetin e PD Ervin Salianji 

Mbështetsja e njohur  së fundmi e ish kryeministrit  Sali Berisha, Evi Kokalarai -Angelakis ,ka qenë sot në SPAK, ku ka paditur deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, për akuzën e shpifjes.

Mësohet se z. Kokalari – Angelakis e ka akuzuar Salianjin për shpifje, në lidhje me deklaratat e tij, se aktivistja ka ndërruar mbiemrin, dhe se bashkëshorti i saj është pjesë e Agimit të Artë në Greqi.

“Padia është për shpifje që ai i ka bërë publikisht. Dua të sqaroj se familja ime nuk ka mbajtur kurrë mbiemrin Hoxha, por është njohur gjithnjë me mbiemrin Kokalari.

Im shoq ka qënë vetëm dy herë në Greqi dhe s’ka qënë kurrë pjesë e politikës as në Greqi & as në Amerike, jo më të jetë pjesë e ‘Agimit të Artë’ apo lobit Grek.