EUROPARLAMENTARJA ARBA KOKALARI KUNDËR KOMUNISTEVE NE PE

 

Eurodeputetja e parë shqiptare në histori, Arba Kokalari, ka qenë e pranishme në seancën e parë prej zgjedhjeve të majit.
“Prej sot jam zyrtarisht një anëtare e Parlamentit Europian”, ka thënë Kokalari.
Kokalari e ka nisur me kritika të ashpra kundër ekstremistëve. Ajo ka dalur haptazi kundër partive ekstreme që po përfaqësohen në Parlamentin Europian dhe i ka përcjellë mendimet e saj në facebook. Kokalari thotë se nuk e kupton se si këtyre “komunistëve” u jepet hapësirë në Parlament.
“Është e paarsyeshme që partitë e majta të trajtohen sikur demokratike. A është demokratike të mbështeten diktaturat në Venezuelë? A është demokratike të mbrohet Rusia që sulmon vendet fqinje? A është demokraci të zhduket prona dhe ndërmarrja e lirë?”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje ajo ka shtuar se partitë e krahut të majtë, së bashku me ekstremizmin e krahut të djathtë, e kërcënojnë demokracinë në Europë.“Është koha që të ngrihemi kundër ekstremizmit për një Europë më të mirë”, ka thënë Kokalari