EURODEPUTETËT E PE NË IKJE ,DAKORD ME NJË REGJIM MONIST NË SHQIPËRI,E KALUARA PO PËRSËRITET

Nga Sejdi Peka

Në këtë situatë të turbullt ne Shqipëri,kurë klika e Edvin Ramës është kapur duke vjedhur votat në të gjithë vëndin në bashkpunim me krimin e organizuar,kur vëndi po zhytet në një varfëri ekstreme,kurë hajdutëria e pushtetit prodhon për çdo ditë skandale që vetëm për njerin prej tyre qeveria duhet të dorhiqet,shqiptarët po e prisnin me shumë interesim vizitën e delegacionit europian.Por ndodhi çudia e madhe.Në fund të vizitës së tijë,delegacioni europian do të deklaronte se”kjo qeveri është legjitime dhe ju duhet të vazhdoni me këtë Parlament”.Në vend që Europa duhej të qetsonte situatën e nderë në Shqipëri,i hodhi benzinë zjarrit të ndezur nga urrejtja popullorë kundër qeverise mafioze të Edvin Ramës.Europa dakort me një regjim monist në Shqipëri.Askërkush nuk mundet që të besonte se që nga viti 1945,kurë Enver Hoxha shkatërroj opozitë në Shqipëri,i burgosi deptetët opozitarë dhe shumicën e tyre i dërgoj përpara skuadrave të pushkatimit,me të njejtën strategji po vepron edhe Edvin Rama.Ndryshimi është vetëm se i sëmuri psiqik i “Rilindjës”nuk mundet që të pushkatojë kundërshtarët politik.Eshtë marrëzi e një demokracie hibride që ish Ministri i sigurimit komunist të Ramiz Alisë,Gramoz Ruçi të zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë dhe këta eurodeputet të ushqehën me dogmat bolshevike të një krimineli që përgjaku Shkodrën me masakrën e 2 Prillit 1991.Në administratët shtetërore janë ulur këmbëkryq spiunët e ish sigurimit komunist. Dhe Europa bën sehir me një demokraci “buona për La Albania”.Por shqiptarët që kan vuajtur në kurrizin e tyre diktaturën, nuk mundet të pranojnë marrëzinë e disa eurodeputetve që u dehën nga avulli i hashashit dhe jan në ikje e sipër nga karriket e Parlamentit Europian. Duke hequr një paralele,edhe në kohën kur Enver Hoxha po instalonte diktaturën komuniste me një regjim monist si ky i Edvin Ramës, Europa megjithse esapo dalë nga LDB,po shikonte me habi dhe akoma nuk po besonte se Enver Hoxha po instalonte regjimin diktatorial bolshevik komunist dhe vazhdonte t’i krihte bishtin diktatorit të çmendur.Dhe vuajti për 47 vjet regjim monist populli shqiptarë,nje diktaturë bolshevike që shkaktoj mijra të pushkatuar,të burgosur,të internuar,të persekutuar nga e ashtuquajtura “luftë e klasave”.Një varfëri e tmerrshme pushtoj vëndin pa asnjë shembull tjetër në botë.Dhe sot populli shqiptarë është ngritur i tëri në këmbë për të ndaluar diktaturën me protesta masive.Urrejtja popullore ka mbrritur kulmin dhe asgjë nuk e ndalon pa larguar klikën e Edvin Ramës dhe rivendosjën e demokracisë me zgjedhje të lira dhe të ndershme.Propoganda e “Rilindjës”se gjoja “sikur të zbatohet kërkesa e opozitës edhe nesër opozita tjetër do të kërkojë zgjedhje të parakohshmedhe do të krijohej një precedent i rrezikshëm për demokracinë”po i bie një dalleje të grisur.Eshtë mjaft për t’u çuditur se këtijë handikapi ju bashkua edhe delegacioni i eurodeputetve europian.Në panele të ndryshme emisarë të Edvin Ramës kapen si i mbyturi pas fijes së kashtës me këtë “argument”.Por demokratët përgjigjen me siguri apsolute, se në qoftë kushdo qeveri që kapet duke vjedhur votat,menjëher duhet të largohet dhe të hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Dhunimi i votës së lirë nga klika e Edvin Ramës në bashkpunim me krimin e organizuar,e ka sjellë këtë realitet të dhimbshëm.Kriminelët kan kapur pushtetin e Edvin Ramës për gryke,e rjepën popullin e varfër shqiptarë duke e grryer pasurinë kombëtare.Shqipëria në buzën e greminës.Edvin Rama është sot njeriu më i pasur i Ballkanit,i deklaruar nga institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë në proceset demokratikedhe se 20%të votave ne zgjedhjet e vitit 2017 janë blerë më parat e drogës.A e kan kuptuar eurodeputet e Parlamentit Europian se 400 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri të plotë,kur mijra fëmijë nxënës shkollash ushqehën me vetëm një vakt në ditë,kur në këtë qeverisjën e Edvin Ramës 400 mijë shqiptarë jan larguar nga Shqipëria.Eshtë një realitet i tmerrshëm dhe kështu nuk mundet që të durohet më.Me keqardhje duhet të konstatoj se institucionet e Europës demokratikë të instaluara në Shqipëri,në vënd që të ndihmojnë demokracinë në Shqipëri u dehen nga avulli i hashashit që u mboll në të gjithë Shqipërinë dhe OSBE “nuk dëgjonte dhe as shikonte asgjë”.BE në prag të zgjedhjeve të reja në institucionin e sajë duket se është e pa pëgatitur që të ndihmojë demokracinë nëShqipëri,por populli shqiptarë nuk mundet të pranojë më një regjim monist që të instalohet në Shqipëri.Patjetër që BE do të konsolidojë institucionet e sajë dhe do të përmirsojë vakumin e tanishëm.Në këtë përpjekje,populli shqiptarë ka përkrah aleatin strategjik historik,Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar është mjaft e motivuar dhe e vendosur që të prijë revoltës mabarëpopullore,të ëndrës së kahershme të shqiptarve,të Shqipërisë si Europa.Më kot Edvin Rama fshihet si miu vrimave,duke i ikur ballafaqimit me popullin.I ka ditët e numruara në një pushtet të kalbur, që bie erë kermë.