Euro do të vijojë të zhvlerësohet në raport me dollarin. Ne jemi në deflacion

Nga Ermal Ngjelina
Euro do të zhvlerësohet për shkak të faktorëve politikë. Në opinionin personal parashikoj që në terma afatgjatë të prekë edhe vlerën e viti 1999 prej 0.8 kundrejt dollarit.
Sepse natyrshmërisht, pavarësisht rezistencës tashmë 10 vjeçare, për të mos lëshuar pushtetin, do të pranohen domosdoshmëritë e reformës që imponon mos përsëritja e krizës së borxhit sovran.
Së pari Britania nuk do jetë pjesë e BE-së. ekonomia e Britanisë nuk mund të llogaritet si pjesë e buxhetit dhe ekonomisë europiane.
Së dyti, dhe më e rëndësishmja, Bashkimi Europian nuk do jetë ai që jemi mësuar të shikojmë, apo që nga e prezantojnë ambasadorët në Shqipëri.
Ky riformatim i Europës do të reflektohet në vendimmarrjen politike të Brukselit që me siguri që do imponohet edhe tek politikëbërja e BQE.
Riformatimi i BE-së nis nga forcat politike që do kontrollojnë kombet e saj. Këto forca politike janë në fazën e parë të pranmimit nga publiku i gjerë, Salvini, Orban, AfD e shumë të tjerë.
Shenjat e para janë dhënë me kreun e ri të komisionit europian. Ajo garanton ekulibrat në tranzicionin e pushtetit në Bruksel. Ardhja e saj nuk është rastësore.
Ajo është individi që garanton të dyja palët. BE-në e vjetër dhe BE-në e re. Ajo është e bija e dy prej zyrtarëve të parë të BE-së së vjetër dhe gruaja dhe nëna e fëmijëve të dikujt që politikisht i përketë BE-së së re.
Ndryshimet në filozofinë politike në drejtim të kombeve të Europës dhe paralelisht Bashkimit Europian do të sjellin pasojë jo vetëm në raportin e monedhës së përbashkët në tregjet monetare, por në opinionin tim, do të reflektohet deri tek autoriteti (kush) që do të ketë të drejtën dhe përgjegjësinë për emetimin dhe printimin e kësaj monedhe.
Pra në thelb bëj fjalë për filozofi dhe metodologji të re në perceptimin e instrumentit të shkëmbimit financiar.
I gjithë ky process i tranzicionit politik të Europës sigurisht që reflektohet në ekonomi dhe së pari tek tregu i aksioneve dhe mungesa e aktorëve në këtë treg.
Europa nuk projekton qartësi për profilin që do të ketë në fund të procesit.
Në ndryshim nga Europa, Shtetet e Bashkuara janë të qarta në profilin që do kenë, e për pasojë vetën në këto dy vite tregu i aksioneve në SHBA është rritur të paktën me 8 trilionë dollar.
Paqartësia dhe pasiguria për eurozonën largon kërkesën për monedhën europiane dhe asetete e lidhura me të duke e zhvlerësuar. Në opinionin tim do e çojnë në raportin që kishte me dollarin në vitin 1999.
Ndërkohë në vendin tonë situata është në deflacion. Këtë opinion e bazoj në bindjen se politikëbërësit në vendin tonë përgjithësisht përtojnë të mendojnë. Përtesa për të menduar i çon ata në vijimin e të njëjtës politikë të vjetër pa hedhur sytë përrreth për të parë se çfarë po ndodh dhe se cilat duhet të jetë vendimmarrja.
Së dyti politikisht si trashëgimtarë të sistemit të vjetër (monstra të kontrollit të njeriut/sociopatë) kanë kënaqësinë të përdorin deflacionin si instrument të kontrollit të sjelljes së shqiptarëve. Mos harroni se ata janë kontrollues të sjelljes nëpërmjet dënimit dhe jo shpërblimit.
Si argument ekonomik po jus jell faktin që nobelistët në ekonomi kërkojnë nga FED që të rrisë normën e inflacionit nga 2 në 4%. Për vende si Shqipëria domosdoshmërisht duhet të jetë minimalisht 7%. Por askush nuk e bën sepse sigurisht që ka kosto politike tek mbështetësit që të sjellin në pushtet dhe fuqizon këdo mjaftueshmërisht i ndriçuar për tu bërë kërcënim për establishmentin.

Pak Histori
Plani Marshal, ishtë një plan i stimulit ekonomnik. Ky plan ishte një vendim politik amerikan për të rindërtuar Europën e shkatërruar nga lufta e dytë botërore.
Përveç investimeve të drejtëpërdrejta në ndërtimin e industrisë, pjesë e stimulit ekonomik ishte edhe vendimi politik i Uashingtonit që dollari amerikan të ishte artificialisht i mbivlerësuar në raport me monedhat e Europës perëndimore.
Një dollar i mbivlerësuar artificialisht garantoi shitjen e produkteve europiane dhe japoneze në treguan e pangopur të Shteteve të Bashkuara.
Paralelisht përpkrahja politike që SHBA bënë për Europën erdhi edhe nëprmjet inxhinierisë sociale. Gjatë luftës së ftohtë SHBA u kthye në një shoqëri konsumi, Europa mbeti një shoqëri kursimi.
“Marrëveshja” për dollar artificialisht të mbivlerësuar vijoi edhe pas krijimit të Eurozonës.
Në vitet e para të emetimit të monedhës së përbashkët europiane pati një trend të politikëbërësve për ti dhënë forcë euros, si simbol i perandorisë së re që po krijohej me qendër në Bruksel.
Në raportet ekonomike gjithmonë theksohej si fakt që GDP e BE-së ishte pak më e madhe se e SHBA. Mes FED dhe BQE ka pasur një “marrëveshje” që dollari dhe euro të ishin pothuajse të barabartë me një epërsi të vogël të kësaj të fundit.
Por marrëveshjet e mësipërme ishin të destinuara të dështonin. Sepse modelet ku u bazuan nuk mund të ishte i qëndrueshëm. Janë 3 modele.
Modeli i parë: Modeli i shoqërisë së konsumit që nuk prodhonte asgjë mori fund me falimentin e Lehman Brothers në SHBA. Natyrshmërisht si pasojë e këtij modeli u prodhua dhe fryma ekonomike që soli në drejtimin e Uashingtonit politikën “Make America Great Again” (Carl Ichan).
Modeli i dytë: Falimenti i Lehman Brothers natyrshmërisht prodhoi krizën e borxhit sovran. Europianët pranuan që faji nuk ishte i grekve që thyenin pjata në buzuqe. Ata pranuan si të vërteta të gjitha vërejtjet e britanikëve mbi strukturën se si funksiononte Europa e Bashkuar.
Për pasojë David Cameron u detyrua të pranojë domosdoshmërinë e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Ndërsa në Gjermani pavarësisht rezistencës së fortë që vazhdon edhe sot, politikëbërja ka kaluar nga grupimi i përbashkët të majtë dhe të djathtë të përfaqësuar nga Merkel tek Afd-Alternative fur Deutchland e Alice Weidel.
Modeli i tretë: Modeli i tretë është Kina e cila duke filluar nga vitet 70 u projektua prej globalistëve/internmacionalistëve të ishte qendra ekonomike e azisë. Ky model nuk mund të jetë funksional në terma ekonomike. Sepse nuk mund të pretendosh të jesh lojtar global ndërkohë që një e treta e popullsisë jeton në kushtet e mjerimit.
Në terma politikë, fuqizimi në rang global i Kinës është përballje politike me një sistem monopartiak komunist diktatorial me të cilin civilizimi perëndimor nuk mund të bashkëjetojë. Për të mësuar më shumë rreth Kinës dhe cili është qëndrimi i perëndimit ndiqni komentet e Steve Bannon.