Escobar në Tiranë para par kuvendit te Berishës -Takim me Bashën ….

Dy ditë përpara mbledhjes së kuvendit të PD, të thirrur nga i shpalluri ‘non grada’ i SHBA-ve, Sali Berisha, Tiranën do ta vizitojë i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar do të vijë në Shqipëri në 9 dhjetor, ndërsa Berisha do të mbledhë Kuvendin në 11.

Në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar takim me kreun e qeverisë Rama por edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka thirrur kuvendin e tij me 18 Dhjetor.
Escobar në një reagim pak javë më parë i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA. Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të zi.