Escobar në Tiranë para Kuvendit të Berishës,ambasada e SHBA: Për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur axhendën e Gabriel Escobar i dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor që do të vizitojë Tiranë pas dy ditësh. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Sipas ambasadës së SHBA ai do të konfirmojë mbështetjen e SHBA për demokracinë në Shqipëri, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.

Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postimin e ambasadës. Ky mesazh është shpërndarë edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Vizita e Escobar në Tiranë përkon dy ditë para Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA pak muaj më parë. Kreu i PD Lulzim Basha ka vendosur pezullimin e Berishës nga Partia Demokratike deri në sqarimin e plotë të kësaj çështje për të cilën ish kreu i PD ka hapur gjyq në një gjykatë në Paris.

 

Lajmi i Ambasadës USA :

U.S. Embassy-Tirana

🇦🇱 | Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
🇺🇸 | On December 9, U.S. Deputy Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs and Special Envoy for the Western Balkans Gabriel Escobar will make his first visit to Albania with the goal of deepening our close friendship, based on shared democratic values. Escobar will meet Prime Minister Rama, Foreign Minister Xhacka, Democratic Party Chairman Basha, and other leaders to reaffirm the United States’ unwavering support for Albania’s democracy, EU integration, stronger defense cooperation, and opportunities for trade and investment. As outlined in President Biden’s Executive Orders, Escobar will also discuss U.S. determination to fight corruption, impunity, and efforts to undermine democracy in the Western Balkans.