Ervin Salianji, denoncuesi i pakthyeshëm i Korrupsionit të Rilindjes!

Nga Qamil Gjyrezi
Nesër me datën 8.Mars.2019, prokuroria ka thirrur si të akuzuar për ceshtjen “Babale”, ish-deputetin “trim dhe intelektual” të P.D.-së Ervin Salianji.
Cështja “Babale” është një nga ceshtjet më të rëndësishme të implikimit të krimit me pushtetin. Ky vendimi politik i prokurorisë është paralajmëruar nga Edi Rama që ditën e parë të zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike.
Ish-deputeti Ervin Salianji, që me marrjen e mandatit të deputetit në parlament në 2017, prezantoi një “model” krejt të ri për klasën politike në Shqipëri, duke denoncuar me fakte lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Modeli Salianji prezantoi para të gjithë opinionit në Shqipëri dhe atij ndërkombëtar, se ka politikanë tek neve që përballen me krimin e organizuar nga pushteti politik, duke shkuar deri tek arat e mbjella me hashash, duke vënë vehten përballë krimit të pushtetit korruptiv të Rilindjes. Salianji nuk bëri politikë në “kafe”, por bëri politikë tipike post-moderne, duke denoncuar krimin aty ku lind, në arat e mbjella me lëndët narkotike.
Prokuroria politike e Edi Ramës nuk merret me atë që e ka bërë krimin por me atë që e ka denoncuar krimin e organizuar. Ish-deputeti Salianji deklaron se: “Denoncimi im u faktua”.
Kam besimin e plotë se Ervin Salianji do ja dali nesër me argumenta me “prokurorinë politike” të Ramës!
Ish-deputeti Salianji biles deklaron”: “Do të vijoj të denoncoj rastet e korrupsionit”!
Ervin Salianji është një ndër modelet dhe personalitetet më të mira që ka opozita, P.D.
Personaliteti politik dhe modeli i Salianjit i bën të gjithë shqiptarët optimist, për të ardhmen e tyre dhe të vendit!
Pushteti politik i Edi Ramës, do të marri fund me datën 16. Mars. 2019, mbasi është vënë përballë njerëzve, popullit të tij dhe Rama do ta humbi me turp këtë betejë për demokraci europiane dhe pa korrupsion!