ENOMENI “BABALE”DHE MASKARADA E MASKARENJVE TË “RILINDJES”

F
Nga Sejdi Peka
Ka disa muaj që Edvin Rama po çfaq në ekranet e TV që i ka nën hyqmin e tijë,një komedi tani më të dalë boje të quajtur “Babale”.Kjo bëhët me qëllim që shqiptarët të largojnë vëmëndjën nga problemet akute të një Shqipërie që po vuan pasojat e një qeverisje të mbrapsht dhe antikombëtare.Eshtë për të ardhur keq se edhe opozita po shpenzon energji duke u marrë me një problem tani më të ezauruar që ka diskredituar Ministrin e Brendëshëm të Edvin Ramës.Eshtë fakt i pa diskutueshëm se vllaj i Ministrit të Brendëshëm të Edvin Ramës i quajturi Geron apo Agron Xhafa është një trafikant ndërkombëtar i drogës dhe i dënuar nga gjykata italiane hiq më pak se 7 vite burg.Nga ana tjetër nuk ka asnjë vënd në botë,qoftë edhe në regjimet diktatoriale,se Ministër i Brëndëshëm do të jetë vllaj i një trafikanti ndërkombëtarë droge siç është në rastin e Shqipërisë Fatmir Xhafa.Por Edvin Rama jeton në simbiozë me kriminelët dhe trafikantët,Sajmir Tahirin të lidhur me krimin dhe korrupsionin ndërkombëtar të drogës e zëvëndësoj me një tjetër trafikant të lidhur me drogën si Fatmir Xhafa.Të tjerat se a ka biseduar “Babale”me vllaun e Fatmir Xhafës për pazare droge apo jo,nuk ka pikë rëndësie.Eshtë handicap i një drejtësie të kapur nga ekzekutivi,që gjoja përgjimet e një gazetari investikativ,të bëjë problem të Prokurorisë së Krimeve të rënda.Po çfar në të vertetë përbën krim për krimet e rënda një përgjim ordiner i një gazetari që është në funksion të profesionit të tijë.Se na i ra rytbeja Fatmir Xhafës si Ministër i Brendëshëm se i vllaj po bënte pazare droge me një ish skafist si “Bbalja”.Po ky fakt është i vertetuar katarcipërisht nga gjykatat italiane që e kan dënuar kriminelin trafikant në shkallë ndërkombëtare me 7 vite burg.Fatmir Xhafa duhët të përgjigjet penalisht,se e ka maskuar vllaun e tijë për vite të tëra,duke vazhduar veprimtarinë e tijë krimnale të trafikimit ndërkombëtar të drogës këtu në Shqipëri pa e dorzuar në drejtësinë italiane për të vuajtur dënimin,për këtë duhët të përgjigjet.Vetëm kur i ashtuquajturi “Babale”e bëri public përgjimin e tijë me Agron Xhafajn,vetëm atëherë për të shpëtuar lëkurën e tijë,Ministri i Brendëshëm i Shqipërisë të kapur në panik me Edvin Ramën vrapuan që t’a dorzojnë Agron Xhafën në burgjet italiane.Dhe më pastaj hajduti filloj ulurimën “kapeni hajdutin”.Në vënd që Fatmir Xhafa të jepte menjëher dorheqëjën për skandal të pa shembull tjetër në botë,fillon reprezaljet dhe shantazhet kundër gazetarve dhe të gjithë atyre analstëve dhe intelektualve që kishin guximin të kritikonin marrëzinë e këtijë pushteti që ka rënë,që nuk ka moralin asnjë ditë dhe asnjë minutë të bëjë sikur po qeverisë Shqipërinë.Çdo ditë që kalon,Edvin Rama duke u përpjekur që të lajë halenë me shurrë,aq më keq po bie erë të qelbur të një regjimi që ka marrë fund.Duke përpunuar alibi të ndryshme për të shpëtuar Fatmir Xhafajn nga ky skandal që ka habitur botën,Edvin Rama po bëhët gazi i botës dhe nga ana tjetër ka krijuar një urrejtje të gjithanshme për shqiptarët.Ky handicap i sëmurë mendërisht sa më parë duhet të largohet nga pushteti,të mos provokojë për më tej zëmrimin e një populli që i ka shkuar thika në palcën e kockës nga varfëria e tmerrshme,eksodi masiv,hajdutëria e pushtetarve e kthyer në sistem,shkatërrimi sistematik e resurseve natyrore,fshatra të tërë të braktisur dhe pa njerëz,qindra shkolla të mbyllura se nxënsit kan ikur në vëndet përëndimore për të mos u kthyer kurrë më,sipas një raporti public të OKB të kohëve të fundit 200 mijë shqiptarë vuajnë nga uria.Po a ka turp të turpërohet skizofreni i “Rilindjës”të bëjë sikur po qeverisë një popull kaq të varfër dhe i ka vendosur lakun në fyt me taksa e gjoba gjithfarësh.Vrasjet dhe pasiguria për jetën janë bërë leitmotiv i përditshëm.Shqiptarët që nuk e lëshuan vëndin e tyre në pushtimet e egra të agresorve të huaj,por qëndruan dhe derdhën gjakun për Atdheun e tyre,duke e mbushur tokën arbërore pëllëmbë e varre armiqsh që e lakmuan tokën tonë,sot të ikin nga një skizofren ,nga një i sëmurë mendorë si Edvin Rama që e ka lënë mëndja dhe në vënd që të qëndrojnë dhe t’a shkrryejnë nga zyrat e Kryeministrisë me tam-tame lodrash së bashku me breshkat e tijë,të ikin dhe të ikin nga Shqipëria jonë ky vënd i begatë i pa shoq që vet zoti na dhuroj këtu në brigjet e Adriatikut,të ikin si nga një tokë e mallkuar.Po gaboni vllezër.Shqipëria do të shpëtojë prej kësaj katrahure.Kjo hemarogji duhet të ndalojë.Ne duhet të qëndrojmë përballë një regjimi neobolshevik dhe t’a shkatrrojmë kët të keqe të Shqipërisë.Ne që e përmbysem regjimin dictatorial të Enver Hoxhës,do t’a shkatërrojmë edhe orvatjën e pinjollve të kriminelve të kastës së kuqe enveriste,do t’a ndalojmë këtu dhe trathëtarët e kombit me Edvin Ramën do t’i përgjigjen gjyqit të historisë që do t’i hedhë në plehrat,atje ku e kan vëndin trathëtarët.Asnjëher tjetër gjatë historisë,Shqipëria nuk ka patur aleat kaq të fuqishëm si Zotin në qiell dhe Amerikën në tokë.Të qëndrojmë vllezër,në tokën tonë ,në Atdheun tonë.T’a mbrojmë me vetmohim,t’a mbrojmë me çdo kusht Shqipërinë,lirinë demokracinë,për të cilën pararendësit tanë u flijuan në altarin e lirisë kundër kolerës bolshevike.Dhe të mos harrojmë, këta janë pinjollët e diktaturës komuniste.Atdheu është në rrezik.O sot o kurrë.