Enkelejd Alibeaj, politikani që bën diferencën !!! 

 

Nga Nebil Çika

Dorëheqja e Bashës nga kreu i PD çoi në drejtimin e sajë sipas statutit të nënkryetarit të PD Enkelejd Alibeaj . Ky zhvillim politik ka sjelle për herë të parë ne krye të forcës politike qe lindi si “ antikomunmiste” një antikomunist të provuar e të deklaruar. Enkelejd Alibeaj është pinjoll i një familje kundërshtare të regjimit komunist dhe ka lindur në një kamp komunist internimi. Ky është dhe duhet te përjetohet si në zhvillim pozitiv, të paktën tek antikomunistet të përndjekurit politike dhe pronaret legjitimë , jo vetëm për shkak të origjinës dhe gjenit të tij antikomunist por edhe për provat që ka dhëne si politika e përfaqësues politik .

Ka shumë qëndrime të tij që e bëjnë atë një përfaqësues të denjë të së djathtës antikomuniste shqiptare por mjafton vetëm njeri për të kuptuar rëndësinë e qenies se tij në krye të PD ,në këtë momentin e udhëkryqit më të madh te sajë që nga krijimi deri me sot e ndoshta edhe me tej.

Në vitin 2013 Enkelejd Alibeaj dhe Mark Marku ishin dy deputetet që votuan kundër vendimit të Berishës për te emëruar në Gjykatën Kushteuese tre persekutorë komuniste , ish hetues të Sigurimit të Shtetit : Besnik Ymeraj ,Gani Dizdari dhe Fatos Lulo Emërimi i tyre nga Berisha ishte “shpërblim” e vendimit te tyre për pushimin e çështjes se Ilir Metes pas skandalit të “bllokut të zi” , videos me Dritan Priftin, si anëtarë të trupit gjykues në Gjykatën e Lartë. Alibeaj e kundërshtoi emërimin e tyre ne Komisionin e Ligjeve dhe bashke me Markun votuan kundër edhe në votimin e tyre në seancën plenare në Kuvend .
Si ndëshkim për këtë veprim Berisha i hoqi nga listat e kandidateve për deputete disa muaj me vone ne zgjedhjet e 2013 te humbuar nga Berisha me rreth 1 milionë vota kundërt, humbja më e thellë ne historinë e PD .

Kjo është prova e tij e madhe ku midis karrierës së tij politike dhe kauzës zgjodhi këtë të fundit duke mos shkelur mbi gjakun dhe sakrificën e martirëve antikomuniste dhe të parëve të tij . Kishte politikanë dhe deputetë te tjerë te përndjekur politikë në atë votim por zgjodhën të votonin persekutorët, dikush edhe hetuesin që i kishte dënuar e torturuar babanë . Alibeaj beri diferencën që që ne duam.

Shoh në këto orë të lajmit që Alibeaj do të drejtojë PD që kanë nisur sulmet e “makinës se baltës të agjipropit kumunist “ ndaj tij . I kuptoj shume mire komunistet e PD që reagojnë keq ndaj tij por ndjej keqardhje kur këtij “ kori balte“ i bashkohen edhe disa ish të përndjekur antikomunistë, Deri dje mund ta kenë pasur një justifikim pasi askush nga drejtuesit e PD nuk vinte nga radhët e tyre, por sot jo . Drejtimi i PD nga një i përndjekur politik antikomunist , në këto momente , është si një dhuratë nga Zoti . A nuk kemi kërkuar për më shumë 30 vjet pikërisht këtë moment ?!

Sigurish që nga kjo analize e logjike e imja përjashtohen të gjithë të përndjekurit politikë të kapur dhe idiotët. Ata, janë të pa shpresë, fatkeqësisht, me dëshirë apo jo, do të përdoren nga komunistet, persekutorë të tyre deri ne fund të jetës .