Enkelejd Alibeaj në Kryesi: Non-Grata është vdekje politike. Pse nuk sakrifikon Berisha për PD-në?

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike kane vazhduar diskutimet dhe debatet  .

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar në mbledhje se dizenjimi non-grata është një vdekje politike. Sipas Alibeajt, nkush nuk e kupton këtë atëherë e ka problemin me veten.

Më tej ai i ka bërë thirrje Berishës të bëjë një sakrificë për demokratët ashtu sic kanë bërë demokratët për Berishën.

Enkelejd Alibeaj: Dizenjinimi nongrata eshte vdekje politike. Kush se kupton e ka problemin me veten. A ka njeri moral te thote qe nuk ekziston nongrata? Jo ska, nuk kishte zgjedhje tjeter pd. Pse vetem demokratet do bejne sakrifica per Sali Berishen. Po Berisha nuk ben dot sakrifica per demikratet edhe te bente betejen vete.