“:Endrra amerikane” – Hapen aplikimet për lotarinë e emigrimit në SHBA 

Pasnesër, në datë 6 Tetor do të hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një njoftimi në faqen zyrtare thekson se aplikimet hapen në 6 Tetor dhe mbyllen në 9 Nëntor.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 9 nëntor 2021, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5)”.

Aplikimi është i thjeshtë. Ambasada u kërkon qytetarëve që të bëjnë kujdes për të mos rënë pre e mashtrimeve. “Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas”