EMIGRANTËT

Nga Lirim Nezha
Mos u bini ne qafe emigranteve,mos e kerkoni prej tyre ndryshimin.Ata vijne ne Shqiperi me shume mall dhe nje mal me detyrime per te kryer.As nuk u bie nder mend per qeverisjen.Aq me pak per keq qeverisjen.
Ata kane vizita,shume vizita per te kryer,urime e ngushellime.

Ata kane per te bere punime ne vilen qe e kane ndertuar 15 vite me pare e qe nuk kane ndejtur ne te as 15 dite.Kane per te ribere instalimet pasi hajdutet u kane vjedhur telat e bakrit.Kane per te rivendosur deren e shqyer me leve nga ata qe :Ameriken” e kane gjetur neper shtepite tona.(E gjetshin mga Zoti!)

Kane per te instaluar sistemet digitale te survejimit me kamera.Shkurt kane per te investuar ato te paktat kursime te mbledhura me shume mund,e nese u ngelet dicka do te mund te shkojne edhe ne plazh te skuqen nga dielli e te shijojne detin.
U duhet te shkojne te ftuar per nje dreke diku,te shtrojne nje dreke per dike.

U duhet te shkojne ne nje dasem e u duhet te paraqiten dinjitetshem,domethene u duhet qe pervec qokes te dorovitin edhe nusen ne valle. Jane te gjitha detyrime njerezore te cilat emigrantet tane perpiqen t’i bejne.Nje pjese prej deshires e nje pjese prej egoizmit,por gjithsesi i bejne.Mbase nuk arrijne dot t’i bejne te gjitha,por pergjithesisht po.

Ata mrekullohen nga lungomare apo ca drita te ndezura diku, dhe nuk kane kohe te shajne per ca drita qe diku nuk ndizen.I sulen Saliut me rrenje e dege sa here ulen ne kafe dhe kaq.Nuk kane kohe te merren me te gjitha.Sepse u duhet te lene takim me dentistin per te rregulluar dhembet,pa u duhet te bejne abonimin tek Digitalb sepse vetem ajo platforme u ofron “Top chanel” permes te cilit informohen per vendlindjen e permes te cilit shohin shkelqimin qeveritar.Vetem “Topin” sepse “Klani” i Sandrit dhe Fevzos nuk ofrohen me.

Emigrantet,ne fund te fundit jane njerezit tane,jane si ne e nuk ka asnje arsye te presesh shume prej tyre.Nuk ka asnje arsye qe prej tyre te presesh ndryshimin e madh.I vetmi ndryshim qe ata mund te bejne eshte te nderpresin remitancat per te pare se si peshku qeveritar do te mund te notoje pa eurot e tyre qe vijne nga matane.

Por as kete nuk e bejne dot sepse jane ende te ndjeshem ndaj vuajtjeve te te afermve te tyre.Jane te shokuar nga zhvleresimi drastik i euros,por serish nuk e gjejne dot fajin tek qeveria.Nuk e gjejne fajin as tek eurot informale qe vijne prej tregtise se droges e qe e kane zbehur kaq shume vleren e monedhea se tyre te gjakut.Sepse kane pare lungomaren si dhe nje mori pamjesh 3D te projekteve te pritshme qe ndoshta nuk do te behen kurre.

Ndaj te dashur bashkevuajtes bashkeatdhetare,lerini emigrantet por levizeni bythen nga kafja e dilni ne rruge nese mendoni se dicka nuk shkon dhe se duhet dale. Ndryshimi do te vije prej atyre qe jetojne dhimbjen shqiptare dhe jo prej emigranteve qe as nuk kane kohe mjaftueshem ta ndjejne kete dhimbje. Nuk i le puna skllaveruese qe bejne per ca euro me shume qe te mendojne gjate.

Sepse shumica e emigranteve vijne ne Shqiperi per disa arsye,per keto qe thashe me larte dhe per nje arsye tjeter “madhore”,per te votuar forcen politike te radhes qe ka fuqine te vendosi autobusa gratis per t’i sjelle ne zgjedhje,por qe nuk ka kurre miresine te ndryshoje dicka per t’i bere te ndihen me mire ne vendin e tyre.

Se fundi, lerini te qete emigrantet sepse emigrantet jane dhimbja jone e madhe…