“EMA” miraton vendimin e ri për vaksinat

Rregullatori i Bashkimit Evropian për ilaçet dha dritën jeshile për dhënien e dozës së tretë të vaksinës së Pfizer/BioNTech kundër Covid-19 tek mosha mbi 18 vjeç.

Agjencia Evropiane e Barnave tha sot se njerëzit me imunitet të dobët do të jenë në gjendje të marrin një dozë të tretë të vaksinave Pfizer dhe Moderna të paktën 28 ​​ditë pas dozës së dytë. Disa shtete në Europë e kanë filluar dozën e tretë.

Studimet kanë treguar se një dozë shtesë e këtyre vaksinave rrit aftësinë për të prodhuar antitrupa kundër Covid-19 te pacientët me transplant organesh dhe një sistem imunitar të dobësuar. EMA do të vazhdojë të monitorojë çdo të dhënë që del mbi efektivitetin e saj.