Elitat.?! 

Nga Av Xhafer Sadiku

Termat elitë dhe qarkullim elitash shpesh janë abuziv.
Janë abuzive, se elitat nuk janë ato që emërohen nga regjimet, qeveritë apo që i zgjedhin disa apo shumë njerëz të zakonshëm.
Elitat nuk emërohen dhe as zgjidhen. Elitat krijohen, kultivohen dhe rriten.
Fjala vjen, një shkrimtar apo poet i mirë është elitar do apo nuk do regjimi, media apo propaganda. Është elitar se të tillë e bën vepra.
Një inxhinier që ka vepra të mëdha, është elitar se flet vepra. Nuk është elitar ai që ka paguar paratë për veprën.
Po kështu edhe në historiografi, arte, piktura etj, etj.
I njëjti rregull vlen edhe në politikë. Tiranët sundojnë po nuk mund të jenë elitë se nuk u mbetet vepra.
Hajdutët e pushtetit nuk mund të jenë elitë, as politikanët që nuk u ka mbetur emri në ligje.
Në elitën e një shoqërie hyjnë ata politikanë që u kujtohet vepra dhe emri i mirë në të mirë të shoqërisë.