Ekzekutimi i Xhelal Reçit ,shoqërohen 20 persona, mes tyre dhe kundërshtarët e djemve të tij

 

Policia e Kurbinit deri më tani ka shoqëruar mbi 20 persona për atentatin e mengjesit të djeshëm, ku humbi jetën Xhelal Reçit. Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se të shoqëruarit që janë marrë në pyetje janë persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, persona me precedent penal, si dhe personat me të cilët dy djemtë e 60-vjeçarit kanë pasur konflikte vitet e fundit.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë dinamikën e ngjarjes. Ka qenë pikërisht kamera e sigurisë së biznesit të familjes Reçi, por edhe ajo një banke e nivelit të dytë që ndodhej pranë biznesit, kanë arritur të kapin të gjithë skenën e krimit.

Referuar grupit hetimor që kanë bërë kqyrjen e kamerave të sigurisë autorët kanë qenë 2, të cilët kanë qenë të dy të armatosur me pistoletë, por ndaj Xhelalit ka qëlluar vetëm një prej tyre. Autoret knë qenë të maskuar me kapuç dhe maska kirurgjikale. Pas krimit ata janë larguar me mjetin tip “Toyota”, i cili i priste ato jo më shumë se 10 m larg, biznesit të viktimës.

Pas ngjarjes ato kanë djegur mjetin në aksin Lezhë-Milot, ku pas ekspertizës së policisë ka rezultuar se automjeti i përdorur në atentatin mafioz është vjedhur një muaj më parë në qytetin e Fierit. Gjithashtu sipas kamerave rezulton se 60-vjeçari është ekzekutuar në prani të bashkshortes së tij, e cila ka qenë brënda biznesit të familjes, kur i është qëlluar burri.

Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar për krimin e rëndë, por policia e Kurbinit është duke mbledhur çdo provë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, mësohet se deri më tani janë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie, ku përveç vendit ku ndodhi vrajsa, janë sekuestruar kamera edhe në aksin Lezhë-Milot.

Kqyrja e këtyre kamerave mund të ndihmojë hetuesit jo vetëm per identifikimin e autorëve, por edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund ti kenë ndihmuar autorët nga vendi ku ato dogjen autmjetin. Ndërkohë që pista e vetme e hetimeve vijon të jetë ajo e konflikteve që kane pasur sy djemt e