Ekskluzive / Trump hap rrugën për emërimin e ambasadorit në Shqipëri

Tituli i origjinalit: Trump tërheq nominimin si ambassador të zyrtarit të Departamentit të Shtetit që komunikonte me Steele dhe Ohr.

Nga Sara Carter – 19 Mars 2019

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i cili po priste konfirmimin për të qënë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri komunikonte me ish spiunin britanik Kristofer Stil dhe furnizonte me informacion zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë përpara dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Nominimi, i ish zëvendës ndihmëse sekretare e departamentit të shtetit Kathleen Ann Kavalec, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë që foli me SaraACarter.com, është tërhequr kohët e fundit nga presidenti Trump.
Kavalec priste që të konfirmohej si ambasadore në Shqipëri, por dolën informacione që ajo personalisht kishte takuar dhe shkëmbente komunikime me Steele përpara dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Kavalec, është një punonjëse prej kohësh e Departamentit të Shtetit, ka punuar si ndihmëse e nënsekretares së shtetit Victoria Nuland. Ajo ka qënë gjithashtu një mbështetëse e ish presidentit Obama dhe e kandidates së demokratëve Hillary Clinton, duke thënë një donacion të vogël prej $250 në 2012 per Fondin e Fitores së Obama dhe të njëjtën shumë për Clinton në 2016.
Zyrtarë të State Department nuk ju përgjigjën pyetjeve për Kavalec në lidhje me Shtëpinë e Bardhë. Ata thanë se nuk mund të diskutonin Kavalec.
Sidoqoftë, një zyrtar i lartë në Shtëpinë e Bardhë tha për SaraACarter.com se Presidenti Trump ka tërhequr nominimin e saj.
“Ajo është një oficere kariere në shërbimin e jashtëm e cila u nominua nëpërmjet procedurës së procesit të karierës. Presidenti tërhoqi nominimin e saj” tha zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
Ata theksuan se ajo “nuk ka emrin në senat dhe se emri is aj nuk u konfirmua asnjëherë në atë post”. (ambasadore në shqipëri-shën. Red.)
Sidoqoftë websajti i State Department vijon të tregojë Kavalec si të nominuar. Kavalec nuk mund të kontaktohej për koment nëpërmjet kërkesave drejtuar Departamentit të Shtetit.

Kavalec dhe Lidhjet e Bruce Ohr
Kavalec, ashtu si kolegu i saj Jonathan Winer, një isht ndihmës i ish sekretarit të shtetit John Kerry, furnizuan Bruce Ohr me informacionin që merrnin nga Steele. Këtë e thanë burime me njohuri nga hetimet e kongresit. Ohr është një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë i cili u përdor si një kanal dytësor nga FBI, në momentin që Steele u largua nga byroja për të shitur dosjen e tij në media në vitin 2016. Gruaja e tij, Nellie Ohr, punonte në vitin 2016 si një kontraktore e Fusion GPS, kompani e cila u punësua nga fushata e Hillary Clinton dhe nga partia e demokratëve për të ndërtuar nëj dosje anti-Trump.
Përfshirja e mundshme e një ambasadori amerikan në hetimet e FBI ndaj fushatës së Trump u bë publike nga kongresmeni Mark Meadows, Republikan-Karolina e Veeriut, në programin e Fox News që drejtohet nga Sean Hannity. Meadows i tha Hannity në ditën e hënë se “ka lojtarë në këto momente, madje edhe ambasadorë dhe ambasadorë në detyrë që janë të përfshirë pjesërisht në këtë çështje me FBI dhe Departamentin e Drejtësisë.”
Në ditën e martë, Meadows i tha këtij reporteri, “është e habitshme se si mbetje të administratës Obama me lidhje të forta me Hillary Clinton kanë minuar administratën e Trump dhe vijojnë të punojnë fshehtas për të zbatuar axhendën e tyre.”

Email-et
Emailet që janë në posedim të këtij portal lajmesh tregojnë se Kavalec dhe Ohr kanë qënë në kontakt me Steele përpara dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Madje sipas dokumenteve, ata kanë komunikuar me email si dhe janë takuar për të diskutuar kërkimet që kishte bërë Steele për dosjen anti-Trump.
Në 21 nëntor 2016, Kavalec dhe Ohr kanë shkëmbyer shumë email. Ajo i referohet një ish biznesmeni Rus, i cili erdhi në Shtetet e Bashkuara me emrin “Simon Kukes,” të cilin Kavalec e kishte takuar në vitin 2014. Ajo gjithashtu përmend Serge Millian, i cili është një figurë qëndrore në mbledhjen e informacionit që ka përdorur Steele në dosjen anti Trump.
Sipas ish këshilltarit politik të Trump, George Papadopoulos, Millian, një biznesmen i lindur në Bjellorusi, pa qënë i vetëdijshëm u shndërrua në një burim për Steele. Papadopoulos beson se Millian po punonte për FBI e për pasojë po përpiqej të ndërtonte një raport me Steele, ashtu siç është raportuar edhe nga The Washington Post.
“Thjesht duke i hedhur një sy shënimeve të mija nga komunikimi me Chris Steele, kuptoj se Chris dhe Kukes kanë një lloj lidhje me Serge Millian, që është një emigrant i identifikuar nga FT (financial times shën red) si kreu i dhomës amerikane të tregtisë në rusi” thotë Kavalec në emailin e 21 nëntorit 2016 që i drejtonte Bruce Ohr.
“Sipas asaj që Kris më tha mua në fillim të muajit tetor, Millian duket se është zhdukur” dmth është larguar nga shba dhe nuk është parë kohët e fundit. Unë nuk di gjë për Millian, por ai është përmendur në këtë raport të FT (financial times) ne linkun: https://ig.ft.com/sites/trumps-Russian-connections/
Ohr vuri re se që të dy ishin takuar në lidhje me informacionin e Steele, informacion që më vonë ju kalua FBI-së.
“Kathy – faleminderit që more kohën për tu takuar me neve,” thotë Ohr në një shkëmbim email të asaj ditë. “shpresoj që me të vërtetë të kemi diçka me vlerë këtu”.
Ohr ju përgjigj në këtë formë një email-i që Kavalec i dërgoi atij më herët gjatë ditës. Kukes “është larguar nga Rusia sepse ka pasur shqetësime se mund të hetohet, dhe mesa më kujtohet ai tha se duhej të dëshmonte në gjykatë në lidhje me një çështje.”
Ajo ju referua gjithashtu disa artikujve të Mother Jones dhe OpenSecrets.Org në lidhje me Trump. Në një nga emailet ao thotë se “në këtë artikullin e donacioneve të fushatës, duke e marrë si të vërtetë, po çuditem se kush mund të jetë financuesi original. Gjithë të mirat Kathy.”
The Mother Jones në artikullin e shtatorit 2016 që i referohej Carter Page, një ish këshilltar fushate i Trump, sugjeronte se ai ishte pushuar nga puna në fushtën presidenciale për shkak të lidhjeve të tij me një oligark Rus. Carter Page e cilësoi artikullin si një plehrë. Më vonë u vërtetua se FBI kishte arritur të merrrte një vendim gjykate përgjimi FISA bazuar në një spiunim që i ishte bërë Carter Page duke u bazuar vetëm në dosjen e prodhuar nga Steele.
Artikulli thoshte se Carter Page “u largua nga fushata në mesin e aludimeve se kishte pasur takime me zyrtarë të qeverisë ruse dhe kishte diskutuar mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj rusisë në rast se Trump fitonte presidencën.”
Kavalec i referohej gjithashtu takimirt të saj me Steele në emailet që shkëmbente. Ajo i tregonte Ohr në lidhje me informacionet që Steele i jepte për Millian.

Kavalec dhr Nuland
Ermri i Kavalec është përmendur në hsitoritë e mëparshme pasi Komiteti për Inteligjencën i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres filloi hetimet në lidhje me aktivitetin e FBI-së në dosjen Ruse. Sidoqoftë konfirmimi i saj për ambasadore në Shqipëri u bllokua nga Komiteti i Senatit për Çështjet e Jashtme që po bënin hetime në lidhje me përfshirjen e saj mes Steele dhe Ohr.
Ish bosi i Kavalec, Ndihmës Sekretarja e Shtetit Nuland, dëshmoi në Komitetin e Senatit për Inteligjencën në 21 qershor 2018 dhe deklaroi se kishet parë pjesë të dosjes së Steele në mesin e korrikut të 2016 por nuk kishte informacion të plotë për këtë temë derisa u publikua plotësisht nga Buzzfeed në janar 2017.
Nuland tha se ajo nuk e kishte takuar Steele në mesin e tetorit të 2016, moment kur ai shkoi në Departamentin e Shtetit për të informuar zyrtarët në lidhje me punën që kishte bërë për dosjen. Sipas burimeve me informacion për këtë çështje, Kavalec besohej se ishte takuar me Steele gjatë kësaj periudhe.
“Në mënyrë aktive zgjodha të mos isha pjesë e këtij informimi,” tha Nuland. Çuditërisht, ajo shtoi më vonë se as që kishte dijeni se do të kishte raportim nga Steel dhe se e mori vesh vetëm pasi raportimi kishte ndodhur. Për dëshminë e plotë të Nuland mund të kërkoni në C-Span.
Seanca dëgjimore për konfirmimin e Kavalec u anulua në janar të 2019, pas kërkessës së disa senatorëve të komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të cilët ishin të shqetësuar për komunikimet e saj me Ohr dhe Steele. Ligjëvënësit kishin kërkuar informacion shtesë për Kavalec bazuar në dokumentet që posedonin.

*Jennie Taer kontribuoi për këtë raport
Përgatitit në shqip ermal ngjelina
Burimi; saraacarter .com