Edi Rama, qendrim enverst per Kosoven

Persa i perket qendrimit ndaj Kosoves, Edi Rama ka të njajtën qasje si Enver Hoxha…
Hipokrizi…Nji hipokrizi qe ne fakt permbrenda në menyre perfide mban nji cinizem të pashoq.
Po si vepronte Enver Hoxha?
Të tanë ne qe kemi jetue ate sistem e kujtojme diktatorin kur delte ne tribunen e 1 Majit dhe aktronte sikur kishte mall dhe dashuri per Kosoven “martire”…kur ia sillnin karajfilat e Milazim Zekës nga mergimi, gjasme lotë këputeshin nga sytë e xhaxhit…Mirepo me e kqyrë ma vëmendshëm, me kerkue faktet del se ajo farsa e 1 Majit ishte kllounatë e shpifur. Ma së pari, cili ishte qendrimi real i tij ndaj shaiptareve te Kosoves qe jetonin ne Shqipni?! Si atyne qe kishin ardhe ne kohe te Zogut ashtu edhe tjereve qe ishin arratise nga Jugosllavia per ne Shqipni, me shpresen se “kishin me gjete parajsen ne Shqiprien nanë”. Shqiptarët e Kosoves ne Shqiperine socialiste kudo i ndiqte nji hije e zeze dyshimi si “agjente te UDB-së”, hije që me shume marifet e leshonte mbi ta Sigurimi i Enver Hoxhes. Kjo stisje e hijes se dyshimit bahej me qellimin qe sa here që Sigurimit i duhej me provue vigjilencen e vet, kishte nji pre te gatshme, “agjentet nga Kosova” …Shumicen e shqiptareve të Kosovës që janë arratisë në Shqipni atëherë, i ka prite burgu. Le të dalë dikush me e ba nje studim dhe e shihni sa jane shifrat…Ma tragjikja ka qene praktika e shkembimit të arratisunve mes RFS Jugosllave dhe RPS Shqiptare…sa here qe Enveri donte me rikthye persona te arratisun nga Shqipnia ne Jugosllavi, bante marreveshje me Beogradin, “më sillni ata qe jane arratise nga Shqipnia dhe ua jap ata qe jane arratise nga Jugosllavia.” Ne doganen e Hanit të Hotit ose ate të Morinit Kukës, shkembeheshin shqiptaret si delet, krye per krye…serbët vetëm qeshnin me ne si me arushat e cirkut.
Kur ndodhen ngjarjet e vitit 1981 ne Kosove, RPS e Shqipnise mjaftohej vetem me komunikatat “Shtypi Botnor rreth Ngjarjeve ne Kosovë”, vetem llafe…Në marredhaniet me RFSJ, perkunder dhunes dhe represionit sistematik serb ne Kosove, asnjiherë nuk ka ndodhe qe RPS e Shqipnise me ba presion diplomatik, si per shembull me terhjeke ambasaden nga Beogradi…vetem fjale e asgja tjeter, fjale e thike mbas shpine…Megjithate sot mjaft shqiptare ne Kosove perbetohen per “bacën Enver” …
*
Edi Rama ka riaktivizue bash kete praktike – fjale e vetem fjale e ne fund thiken mbas shpine. Kur taksa e rruges se Kombit u vendos me euro u pa kjarte se ishte takse per shqiptaret e Kosoves, (denimi i zonave verilindore Kukes, Has, Tropoje ishte bonus per Ramën), kjo asht krejt e kjarte …vetem kush nuk don me e pranue ban sikur nuk e kupton kete gja.
Le ta zamë per nji moment se asht ne rregull me taksue rruget si ban thuajse tane bota. Dakord…Por tane shtetet qe kane taksa, i kane ato taksa ne tana rruget, jo ne nji rruge te vetme. Kur Edi Rama vendosi taksen, ta kishte vu ne zbatim ne tane territorin e Republikes se Shqipnise, jo ne nji rruge te vetme si bani me rrugen e Kombit…Shqipnia perveç Kosoves kufizohet me Maqedonine, Greqine dhe Malin e Zi, ne afersi te Qafe Thanes kur shkohet per Maqedoni nuk ka tra per me pague kalimin, ne afersi te Kapshtices dhe Kakavijes nuk ka tra per me pague me shkue ne Greqi, as ne afersi te Hanit te Hotit nuk ka tra me pague per kalimin ne Mal te Zi. Ne krejt territorin e Republikes se Shqipnise ka takse vetem afer Morinit ne Kukes?!
PSE KJO!?
Pse Rama nuk e nxori kete ligj per tane Republiken njisoj!?
Kur trashegoi prej Enverit Partine e Punes, qe ia ndrruen emnin ne “Parti Socialiste”, Edi Rama trashegoi edhe praktikat enveriste te thikave mbas shpine.
Fjale të mira e …thike ne tjetren ane.
Mirepo na shqiptarët jemi popull interesant, sepse jemi te vetmit ne bote qe kena fjale te urte si :
-“Mjafton fjala e mire!”
…Keshtu qe edhe per Edi Ramen njajte si per Enverin, gjinden plot shqiptare qe perbetohen, si banin per Enverin…pse u funksionojne vetem veshet jo syte…knaqen me çka ndiejne dhe nuk kqyrin…