Edi Rama koment qesharak për shpalljen ‘non grata’ të Dakos

Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të jetë i vetmi që nuk ka lexuar asnjë prej deklaratave të bëra nga miku i tij amerikan dy ditë më parë, i cili thoshte se Vangjush Dakos i ishte ndaluar hyrja në SHBA për akte të rënda korruptive.
Përveçse nuk ka bërë asnjë koment publik, apo të shmangej nga vartësi i tij Rama ka zgjedhur që të bëjë humor me këtë fakt paraditen e sotme në rrjetet sociale. Ka qenë një ndjekës ai që e ka kujtuar këtë çështje në një koment në profilin Ramës në Facebook.
“Per lasgushin e morem vesh qe do fluturoje, po per vangjushin ke ndonje koment qe nuk fluturon dot”, e pyet ai, por duket se kjo e ka irrituar kryeministrin.
“Jo kam nje koment per ty si interist qe perderisa moret nje juventin t’ju nxjerre nga bataku, qepeni gojen dhe rrini urte e thoni Grazie Juve per cdo fitore”, i është përgjigjur Rama.