Edi Paloka :Nëse është e nevojshme, PD le të shkatërrohet

Me 28 vota pro dhe 3 kundër (Belind Këlliçi, Aldo Bumçi dhe Ivi Kaso) Kryesia e PD-së pas më shumë se pesë orë e gjysmë debat mbrëmjen e sotme vendosi që të miratonte propozimin e Lulzim Bashës për mbledhjen e Kuvendit të partisë më datë 18 Dhjetor duke injoruar nismën e PD-së që ka paralajmëruar se do ta mbledhë këtë forum më 11 Dhjetor.

 

Në përfundim të mbledhjes kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka u shpreh në një prononcim për mediat se Kuvendi që do të mblidhet në 18 Dhjetor do të jetë një anti-miting i atij që do të mbledhë Sali Berisha në 11 Dhjetor.

“Sikur ju bëra me dije edhe sot, prapë bëra propozim në kryesi që ta zgjidhim këtë moment krize ku jemi meqë janë mbledhur 4200 firma delegatësh pavarësisht se dikush vazhdon të mos besojë se janë mbledhur. Unë ofrova një zgjidhje kompromisi.

Nuk mund ta mohosh, të fshehësh kokën si struci. Ka dy palë në PD që nuk kanë besim, shumica 4200 delegatë kërkojë mbledhjen e Kuvendit. Unë propozova që dy palët të vinin për verifikimin, kjo nuk u pranua u kalua në një propozim tjetër për një kuvend tjetër, që do të jetë një anti-miting.

Të gjitha vlerat e kësaj partie janë vendosur në diskutim. Sot janë përbuzur demokratët e thjeshtë vetëm për interesa të dikujt që guxoi të thotë, jo kryetari, por dy n/kryetarët, thanë hapur “edhe po u shkatërrua partia, le të shkatërrohet nëse është e nevojshme”. Përse, se këta të mbajnë karriget që kanë aty” tha ai