Edhe une jam pas hekurave me Ju.

Nga Arif Rexhmati

Sa te vendosur, te qete, te qeshur ashtu si te gjithe kuksianet e tjere qe e duan vendlindjen dhe familjen , qe e duan lirine dhe prosperitetin. Te moshave dhe profesioneve te ndryshme , te ardhur nga Luma, Hasi e Tropoja, per nje qellim, per te mbajtur besen e te pareve se nuk na ndan e ndalon askush ne mes veti qofte edhe trà ne rruge. Te pafajshem ata mbahen padrejtesisht pas hekurave. Ata jane herojte e levizjes se lire. Kukesi dhe gjithe shqiptaret jane me keta burra . Liria dhe levizja e lire e kuksianeve paska nje çmim, burgosjen e padrejte te djemve te Lumes, Hasit, e Malziut.
Jemi krenare me ju. Edhe une jam pas hekurave me Ju… gjithe Kukesi eshte i burgosur deri kur ju te jeni te lire…