E MAJTA SHQIPTARE SOT ËSHTË EDHE MË KRIMINALE SE E DJESHMJA.

Nga Av. Xhafer Sdiku

Punimet në fushën e Historisë dhe të Letërsisë para vitit 1992, që mbajnë siglën e Akademise se Shkencave, koha i hodhi në koshin e plehrave. Me ndonjë përjashtim të rrallë, akademikëve të djeshëm nuk u ka mbetur ndonjë vepër dinjitoze. Ndërsa të sotmit janë produkt i plagjiaturave.
Më kot mundohen akademikët e majtë të zbardhin faqen e zezë të së Majtës kriminale, duke u shitur shqiptarëve sapunin për djathë. Baza e mendimit politik të së Majtës është Lufta e klasave dhe totalitarizmi, e provuar tërësisht që nga viti 1943.
Historianët spekulantë nuk duhet të bëjnë pis ata që nuk jetojnë më, por që e Majta i ka denigruar për mendimet e tyre politike.
Mendimet e tyre nuk i përkasin të Majtës shqiptare, as të djeshmes, as të sotmes. E majta shqiptare sot, është edhe më kriminale se e djeshmja. Ajo është kthyer në MAFIE.
Këtë duhet ta dinë mirë edhe historianët, shërbëtorë të tyre.