E bukura e artit kinez dhe komunizmi

Nga Moza Boletini
New York, Dhjetor, 2019

Ndoqa nga afër një spektakël të mrekullueshëm të të rinjve kinez rritur e studjuar në Kinë, Amerikë apo vende të ndryshmë të botës, por që nga audienca e “Shen Yun” ishin përzgjedhur për të dhënë shfaqje në të gjithë botën. Sipas axhendës ata mbrëmë u ndalën tek Teatri Artistik në Connecticut. Arsyeja që më ngacmoi për të shkruar, ishte një grup protestuesish me pankarta në duar që qëndronin të heshtur përpara hyrjes kryesore të Teatrit, ku do të performonte trupa e baletit “Shen Yun”. Pankartat e parrullat që disa kineze mbanin nëpër duar ishin në gjuhën kineze dhe anglisht, flisnin kundër këtij spektakli dhe dënonin programin e qëllimin e tij.
Shfaqja në vetvete kishte dy moderatorë, një vazjë simpatike kineze dhe një amerikan, të cilët prezantonin numrat e rradhës të baletit, këngëve, kostumeve por jepnin edhe komente. Sqaruan edhe auditorin rreth protestuesve. “Janë dërguar nga qeveria komuniste kineze, për të hedhur baltë mbi trupën tonë e për të na sabotuar, pasi ne në programin tonë kemi skena kundër qeverisë kineze komuniste e torturave çnjerëzore të tyre. Siç e shikoni qeveria komuniste kineze thanë ata, ka arritur të depërtojë deri në Amerikë”….
Dhe vërtetë ashtu ndodhi, përveç një shfaqje të bukur, vumë re edhe anët negative të atij rregjimi të egër që akoma sundon në Kinë mbi popullin e pafajshëm e artëdashës kinez. Në tematikat e tyre artistët e rinj interpretonin edhe role të qeveritarëve aktualë kinezë, policëve e gardianëve të burgjeve komuniste kineze që arrestonin, burgosnin e torturonin me mënyra çnjerëzore rininë që kërkonte një jetë më të mirë e të qetë, që do lirinë, demokracinë e paqen e vendit. Pra akoma edhe sot në Kinë jetohet me çensurë, dhunë, diktat e nën grushtin e hekurt të detashmentëve të kuq.
Trupa kulturore “Shen Yun” si pjesë e turit u ndal mbrëmë në Connecticut, ku spektatori përqëndroi shikimin rreth dy orë mbi artet e famshme marciale kineze, që kanë një histori të hershme nga Tempujt e lashtë gati 5 mijë vjecarë. Përveç performancave të shkëlqyera pati interpretime në këngë, valle popullore kineze, ndërthurrur me foklorin e larminë e kostumeve, si dhe artet marciale të “Shen Yun” ku çdo lëvizje ishte e saktë, fuqishme e me zhdërvjelltësi. Pra publiku amerikan pa nga afër një spektakël klasik, ku mbizotëronte e bukura, teknika, disiplina dhe eleganca e kulturës dhe artit kinez.